Një situatë sa e papritur aq edhe komike ka ndodhur së fundmi brenda ambienteve të shtëpisë së “Ferma VIP”, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.
Protagonistë të këtij momenti epik ishin shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe balerini Ilir Shaqiri.
Gjithçka nisi gjatë një loje spontane ku Ilir Shaqiri po përpiqej me çdo kusht të bënte Mozën të qeshte. Siç shihet edhe nga pamjet e kapura, balerini i është afruar asaj shumë pranë fytyrës, duke bërë mimika nga më të ndryshmet për t’i provokuar të qeshurën.
Pikërisht në këtë moment, Moza vendosi ta kthente situatën në favorin e saj me një veprim të paparashikueshëm. Ajo i drejtohet Ilirit: “A të bëj një gjë të frikshme?”