Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të së martës, në zonën e Katundit të Ri në Durrës.

Sipas informacioneve një automjet është përplasur me një motor, ndërsa për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i motorit, 29-vjeçari Andi Shala.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia pritet të zbardhë dinamiken e plotë të aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë tragjedi.