Aktori Indri Shiroka u dëmtua ditën e djeshme në këmbë gjatë ndeshjes së volejbollit.

Pas dëmtimit, ai u dërgua në spital për egzaminime të mëtejshme, ku mjekët pas vizitës vendosën se ai nuk duhet të bëjë punë të vështira deri në rekuperimin e plotë.

Pas kësaj situate, në prime e sotëm, moderatorja Arbana Osmani pyeti të gjithë fermerët nëse Indri duhet të qëndrojë në fermë dhe të jetë më i favorizuar për punët e rënda apo të largohet.

Në mënyrë unanime, të gjithë fermerët thanë “po”, duke marrë përsipër të bëjnë edhe punët e tij.