Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Ferma VIP” dhe gjithë stuhisë mediatike që e shoqëroi gjatë dhe pas spektaklit, Fabjola Elezaj duket se ka gjetur qetësinë dhe lumturinë e vërtetë aty ku ka më shumë rëndësi: pranë njerëzve të saj të zemrës.

Ish-banorja ka lënë pas të gjitha debatet apo zhurmën e shtëpisë për t’u fokusuar tërësisht te jeta e saj private dhe romanca.

Pak momente më parë, Ola ka tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram një album me momente mjaft të ëmbla.

Në këto postime, ajo shfaqet më e buzëqeshur dhe e plotësuar se kurrë në krah të partnerit të saj, Adionit.

Dyshja duket se po shijon në maksimum kohën e përbashkët pas një periudhe izolimi dhe presioni televiziv, duke rrezatuar një kimi të fortë.

Por detaji që u ka “vjedhur” zemrat të gjithëve dhe që i ka dhënë përgjigje pyetjes së titullit fshihet pikërisht në brendësi të këtij slider-i. Përbri fotove të tyre, Ola ka ndarë me publikun edhe një video të shkurtër e bardhë e zi, e cila mbart një domethënie shumë të madhe.

Në pamje shihet momenti kur Adioni takon nga afër familjarët e Olës. Çdo dyshim apo “frikë” e një përballjeje të tillë është shuar menjëherë nga pamjet: Adioni shihet tepër i qeshur teksa ndan një përqafim të ngrohtë e të ndjerë me ta.