Hëna e re në shenjën e Demit do të ndikojë pozitivisht përcaktoi astrologia Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, këtë të premte, më 8 maj, për të bërë parashikimin për të gjitha shenjat.

“Do të kalojmë në një fazë ku do të kemi shanse shumë të mira si në jetën tonë personale ashtu edhe në jetën profesionale.”

Sipas saj, datat 10, 11 dhe 12 maj janë ditë pozitive e me shumë shanse, e do të favorizohen çështje që kanë të bëjnë me prona, me krijimin e familjes, gjetjen e një ndihme apo e një mbështetjeje.

Në datat 13 dhe 14 maj duhet të jemi më të kujdesshëm, të evitojmë nxitimin, impulsivitetin dhe të ruajmë gjakftohtësinë.

“Në datën 16 maj do të kemi një hënë të re dhe gradët në të cilat zhvillohet nuk do të ndikojnë shumë pozitivisht, po në përgjithësi periudha është pozitive. Edhe pse periudha është pozitive, edhe ne duhet të lëvizim që t’i bëjmë gjërat në favorin tonë, të kapim shanset dhe të shfrytëzojmë këtë periudhë.”

Dashi:
Do të vazhdoni të jeni aktiv dhe të kujdesshëm ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e parë. Duhet të ngrini barrën e përgjegjësisë dhe të jeni të disiplinuar dhe të perceptoni mirë situatat që ju paraqiten. Gjithsesi nga kjo periudhë ju duhet të përfitoni në sferën financiare. Do të gjeni mbështetjen nga njerëzit e familjes, nga njerëzit e rrethit tuaj dhe paralelisht do të keni takime shumë interesante lidhur me jetën tuaj personale, por edhe për çështje që ju shqetësojnë. Do keni mundësi të bëni një fillim në sferën financiare dhe ky fillim do i shërbejë përmirësimit të kushteve të jetesës.

Demi:
Ndihet akoma më tepër nevoja për ripërtëritje dhe për rinovim. Tashmë gjërat shkojnë me më shumë stabilitet, të çliruar nga prania e Uranit dhe do të keni më tepër nevojë për siguri, të cilën do ta gjeni. Do të keni mbështetje nga njerëzit e ambientit tuaj, por mbështetja mund të jetë dhe në formën e një ideje, të cilën do ta shfrytëzoni për të arritur synimet dhe qëllimet tuaja. Paralelisht do të keni shanse dhe në sferën financiare nga takimet dhe bisedat që do të keni për një bashkëpunim apo qoftë edhe për jetën tuaj personale. Mirë është të mos i dinë të tjerët. Një person i rëndësishëm do t’ju ndryshojë jetën!

Binjakët:
Ju të lindurit në ditët e para të shenjës jeni në një fazë ku keni nevojë të bëni ndryshime, tërhiqni vëmendjen e të tjerëve dhe të çliroheni nga disa gjëra që ju mbanin të bllokuar. Dëshira juaj është që të fokusoheni tek vetja, qoftë dhe një ndryshim tek paraqitja juaj, apo realizimi i qëllimeve tuaja do ju shqetësojë më shumë se herët e tjera. Me takimet interesante që do të keni nga rrjeti juaj social, do të keni mbështetje, por paralelisht duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse mund të bëni dhe një spastrim të miqve dhe të njerëzve të shoqërisë suaj. Duke bërë një rishikim të situatës, mbi arritjet tuaja të deritanishme, atëherë mund të planifikoni hapin tuaj të menjëhershëm në mënyrë të suksesshme. Një ide apo një frymëzim do t’ju nxjerrë nga një rutinë e rëndomtë dhe rezultatet do të jenë reale.

Gaforrja:
Një periudhë shumë pozitive për ju dhe jeni në një fazë që ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e tretë të shenjës duhet të kapni të gjitha shanset dhe të përfitoni. Ky përfitim mund të jetë në jetën tuaj personale, të vendosni për një marrëdhënie të re, të cilën mund ta krijoni përmes një aktivizimi. Mund të jeni të ftuar diku, apo të dilni me shoqërinë, ose mund të keni një iniciativë të përbashkët dhe aty mund të zhvillohet një flirt ose të nisë një marrëdhënie më serioze. Gjithsesi zhvillime shumë interesante do të keni dhe në lidhje me realizimin e synimeve dhe qëllimeve tuaja në sferën profesionale dhe atë financiare. Mos i nxirrni gjërat tuaja personale në “ankand”! Jeni në një fazë shumë të mirë të jetës suaj.

Luani:
Është momenti të përqendroheni tek karriera dhe tek jeta sociale dhe duhet të bëni një fillim të ri. Në këto fillime të reja që do të bëni, do të gjeni mbështetje të të dashurit tuaj, apo të një personi që ka qëllime romantike me ju, mirë është që deri sa të realizohet mos të bëhet e ditur tek të tjerët. Një nga çështjet ligjore që ju preokupon tani, mund të gjejë zgjidhje dhe madje për zgjidhjen e saj mund t’ju ndihmojnë njerëz me potencë ose njerëz që kanë të bëjnë me rrjetin tuaj social.

Virgjëresha:
Një fillim me horizonte të reja premton Hëna e re në shenjën e Demit. Ky fillim i ri mund të ketë të bëjë me një plan profesional ose personal si zhvendosje në një vend jashtë apo për studime. Mund të lidhet dhe me një kurorëzim të marrëdhënies suaj. Ky fillim i ri i shërben synimeve tuaja dhe madje do të gjeni mbështetje nga një person i familjes suaj, i cili mund t’ju ndihmojë dhe nga ana financiare. Duhet të jeni shumë aktiv sepse deri në fund të qershorit do të keni shanse shumë të mira për të zgjeruar rrjetin tuaj social. Njëkohësisht mund të keni ngritje në detyrë ose ndryshime në punë, ndryshime të cilat do të sjellin kontrata të reja për sferën financiare.

Peshorja:
Fillimet e reja tek ju vijnë si një pasojë e një nevoje të brendshme. Instinktivisht do të udhëhiqeni në veprime dhe zhvillime të tilla që do të ofrojnë shanse për një siguri financiare, ose do të keni zhvillime të tilla që do t’ju ofrojnë dhe siguri të brendshme psikologjike. Do të keni mundësi të gjeni siguri financiare dhe madje disa nga ju mund të keni një ngritje në detyrë, apo shanse të reja në punë, pra kontrata të reja financiare më të mira. Ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e parë të shenjës duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja, pasi do të kalojnë në sprova. Nëse jeni të interesuar, duhet të bëni durim!

Akrepi:
Fokusi tek ju vendoset në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Keni shanse të reja, të cilat do të hapin rrugë dhe horizonte të reja për ju. Madje mund të bëni një udhëtim, nga i cili mund të krijoni një bashkëpunim të ri profesional, një lidhje të re emocionale, apo udhëtimi me të dashurin/ën tuaj mund t’ju sjellë më pranë njëri-tjetrit. Kjo mund të vendosë vulën e hapit të mëtejshëm në marrëdhënien tuaj. Ndërkohë që ju që mund të bëni një udhëtim profesional, do të keni një sukses. Njëkohësisht do të keni fokus në punën tuaj, ku do të keni një mbingarkesë dhe vazhdoni të keni mbingarkesë, por e cila do të sjellë rezultate financiare të dobishme.

Shigjetari:
Kjo Hënë e re ju sjell gjithë kushtet që ju të zgjidhni çështjet praktike të jetës suaj, të përditshmërisë suaj dhe të punës suaj. Ju që keni biznes do të realizoni një fillim të ri në ambientin e punës dhe për këtë do të gjeni një mbështetje financiare, qoftë edhe përmes një kredie. Shanse shumë të mira do të keni në jetën tuaj personale, sidomos ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e tretë të shenjës, ku do të keni takime të cilat do t’i shërbejnë dhe synimeve tuaja për zhvillim, përparim dhe anës suaj emocionale.

Bricjapi:
Një periudhë pozitive për ju, ku Hëna e re krijon shanse shumë të mira në jetën tuaj emocionale dhe erotike dhe për zhvillime pozitive që do të merrni nga fëmijët tuaj, por njëkohësisht krijon shanse dhe për bashkëpunime profesionale e financiare, sidomos në lidhje me një investim që mund të jetë më afatgjatë që t’i përkasë të ardhmes. Paralelisht përditshmëria juaj do të jetë më e këndshme dhe takime interesante mund të zgjojnë brenda jush dëshirën për dashuri dhe për një situatë të re në jetën tuaj emocionale. Zgjidhni me qetësi problemet në akset kryesore të jetës suaj!

Ujori:
Kaloni në një fazë ku do të keni shanse duke filluar nga kjo javë ku do të gjeni zgjidhje për çështje që kanë të bëjnë me pronën. Disa nga ju mund të vendosin për një fillim të ri, një bashkëjetesë, ose të ndryshoni banesën. Ose nëse jeni zhvendosur dhe akoma nuk keni gjetur ritmet ashtu siç do të donit, kjo Hënë e re krijon gjithë kushtet që të kombinoni shumë mirë punën, përditshmërinë tuaj dhe jetën tuaj familjare. Takime shumë interesante do të krijojnë një situatë të re në jetën tuaj emocionale, por dhe takime që kanë të bëjnë me zhvillime financiare, me përfitime në fushën financiare.

Peshqit:
Një periudhë shumë pozitive dhe për ju, pasi udhëtimet e vogla, lëvizjet në përditshmërinë tuaj, takimet që do të keni përmes promovimit të punës suaj do të ndikojnë pozitivisht zhvillimin tuaj, por do të ndikojnë pozitivisht dhe në jetën tuaj emocionale, ku atje do të gjeni njerëzit që do t’ju ndryshojnë jetën, se mund të hyni në një marrëdhënie emocionale që mund të ketë të ardhme. Do të jeni të kujdesshëm në sferën financiare. Do të gjeni të ardhura në këtë periudhë të cilat do t’i vendosni në përmirësimin e kushteve të shtëpisë, ose do t’i shfrytëzoni për të dashurit tuaj, njerëzit e familjes suaj. Mund t’i përdorni dhe për të hapur një biznes tuajin, por në fushën financiare duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm për një periudhë të gjatë. Duke pasur një siguri financiare do të keni një psikologji më të mirë! Ndryshimet me shtëpinë, me familjen do të realizohen së shpejti!