Prime i fundit i “Ferma VIP” ka shënuar një nga momentet më të tensionuara të këtij sezoni televiziv, duke kulmuar me një përplasje të drejtpërdrejtë verbale mes Olës dhe moderatores Arbana Osmani.
Incidenti, i cili mori vëmendje të gjerë për shkak të fjalorit ofendues të përdorur nga ana e banores, ka përfshirë edhe një tjetër detaj lidhur me historikun e televizioneve shqiptare.
Gjatë momentit të tensionuar kur Ola iu drejtua Arbanës me fjalën “kuçkë”, ajo zgjodhi të ironizonte edhe vetë thelbin e formatit.
Konkurrentja i rikujtoi Osmanit deklaratat e bëra në nisje të këtij sezoni, ku premtohej se “Ferma VIP” do të sillte një standard të ri, krejtësisht “ndryshe” nga reality show-t e tjerë.
Kjo deklaratë ishte perceptuar gjerësisht nga publiku si një referencë ndaj konkurrencës me “Big Brother VIP” në Top Channel, një program i komentuar shpesh për mbizotërimin e dhunës verbale.
Në kulmin e debatit, Ola e përdori këtë argument për të goditur thelbin e emisionit:
“Kam menduar se nuk e keni Monika Kryemadhin që gjuan me këpucë aty në opinion, ka qenë televizion tjetër. Po ia keni arrit se keni thënë do bëjmë diçka ndryshe. Nuk e ke bërë diçka ndryshe, më vjen keq…”
Përballë këtij komenti që vinte në pikëpyetje realizimin e premtimeve të produksionit, Arbana Osmani zgjodhi t’i përgjigjej me qetësi, duke e kthyer përgjegjësinë për situatën e krijuar te vetë konkurrentja:
“Me thënë të drejtën, s’po na lë ti me bërë diçka ndryshe.”