Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para
të mëngjesit në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë,
ku një person është gjetur i pajetë në një kullë vrojtimi.
Rasti ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi identitetin e viktimës.
Dyshimet e para flasin për një akt vetëvarjeje, që mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00.
Kanë qenë disa kalimtarë ata që kanë pikasur trupin dhe kanë lajmëruar menjëherë autoritetet për situatën.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një reagim zyrtar me më shumë informacion mbi këtë rast.