Pas eliminimit të Malit nga “Big Brother VIP Albania”, nëna e tij,

këngëtarja Violetë Kukaj, ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar një numër mesazhesh dhe kometesh online,

që sipas saj pasqyrojnë mbështetjen për të birin gjatë qëndrimit në format.

“Komentet tregojnë gjithçka”, duke e lënë këtë si një qëndrim të saj lidhur me zhvillimet në spektakël.