Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në veri të Italisë ditën e djeshme, në rrugën provinciale “Rivoltana”,

mes Caravaggio dhe Mozzanica, ku ka ndodhur një përplasje mes katër makinave. Ky aksident la të vdekur një baba 38-vjeçar dhe vjehrrën e tij 73-vjeçare.

Sipas rindërtimit të të bërë ga grupi hetimor ka qënë një 29-vjeçare shqiptare e cila e ka shkaktuar aksidentin, pas një tentative për të parakaluar me makinën e saj Mercedes C180.

Gjatë manovrës, makina dyshohet se preku një Volksëagen Sharan, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin.

Pas kësaj përplasjeje, Mercedes përfundoi në korsinë e kundërt ku po vinte një Citroen C5 me një familje prej pesë personash nga Cernusco sul Naviglio. Si pasojë e përplasjes shumë të fortë, Citroen-i doli nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Në këtë makinë ndodheshin Fabio Saladdino, 38 vjeç, bashkëshortja e tij 35-vjeçare, dy vajzat e tyre 5 dhe 6 vjeç dhe nëna e gruas, Adele Villa, 73 vjeç.

Edhe shoferja shqiptare, mbeti e plagosur dhe u transportua me helikopter në spital në Brescia. Policia rrugore është duke hetuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.