Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë jo për lëvizjet e saj sensuale në skenë, por për një moment surprizë që e bëri atë virale në rrjetet sociale.
Gjatë një prej performancave të saj të fundit, në momentin që u ndezën fishekzjarrët,
Xhensila ndodhej shumë pranë tyre dhe u tremb. Ky moment i papritur u filmua dhe u shpërnda menjëherë në rrjet.
Megjithatë, këngëtarja e përballoi mirë situatën dhe, pavarësisht trembjes, vazhdoi performancën e saj si profesioniste.
Videoja ka bërë xhiron e rrjetit, duke treguar një anë më njerëzore dhe të papritur të këngëtares në skenë.