Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp nga Kryeministria, ka prezantuar masa të reja qeveritare për forcimin e kontrollit mbi ndërtimet.
Masa më e rëndësishme prek drejtpërdrejt banorët, të cilët nuk do të lejohen më të hyjnë në apartamente pa hipotekë.
Kreu i qeverisë theksoi se arsyeja pse shumë qytetarë mbeten pa hipotekë është sepse ndërtuesit shpesh nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit, dhe mbikëqyrja nga Bashkitë ka qenë e dobët. Ky problem kthen në viktimë qytetarin që ka paguar për të pasur një shtëpi.
“Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit,” deklaroi Rama. Ai shtoi se: “Nuk do të lejohet më që të futen njerëzit nëpër apartamente pa u përfunduar objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekën. Një gjë e papranueshme dhe e patolerueshme më tutje.”
“As ujë e drita pa dalë hipoteka”, Rama: S’do lejohen të futen në apartamente
Kjo masë, e prezantuar nga Rama së bashku me ministren e Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, synon të forcojë mekanizmin e kontrollit dhe të mbrojë qytetarët nga abuzimet e ndërtuesve.