Astrologia Meri Gjini parashikon një muaj tetor me tensione dhe nervozizëm për shenjën e Akrepit, por gjithashtu me zhvillime pozitive në karrierë.
Në këtë periudhë, punët dhe lëvizjet e premtuara do të kenë momentin e duhur për t’u realizuar.
Me ardhjen e Mërkurit, profesioni i Akrepit do të marrë një hov të ri dhe do të ecë në një rrugë shumë të mirë.
Një lajm i mirë vjen nga Venusi në Peshore, i cili do të ndihmojë Akrepin të mbyllë borxhet dhe kreditë, duke përmirësuar situatën financiare.
Megjithatë, astrologia këshillon kujdes në diskutimet dhe vendimet që lidhen me të tjerët, duke i shtyrë ato për në fund të muajit për të shmangur konflikte.
Ky është momenti ideal për Akrepin që të marrë kontrollin e financave dhe të bëjë pastrimin e detyrimeve ekonomike.
“Një muaj me nervozizëm dhe tension, por shumë i mirë për të pasur zhvillime në karrierën e tyre.
Puna, ato që presin, lëvizjet që janë premtuar, kanë momentin e vet. Ardhja e Mërkurit bën që profesioni të jetë në një pikë shumë të mirë dhe në një ecuri shumë të mirë.
Venusi te Peshorja mbyll kreditë dhe borxhet ekonomike, apo pagesa të ndryshme duke nisur që nga sot. Kujdes diskutimet dhe vendimet që merrni me të tretët, lërini për në fund të muajit“, shprehet astrologe Meri Gjini.