Deklarata e fortë e Shqipe Hysenajt në një intervistë në Top Albania Radio, ku ajo përsëriti thashethemin se këngëtarja Parashqevi Simaku prishte familjet “duke iu marrë burrat të tjerave”, ka nxitur një përplasje të hapur me biznesmenin Elton Ilirjanin dhe kërcënim me gjyq.
Ilirjani, i cili e ka ndihmuar këngëtaren, ka zbuluar se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Shqipes. Ai ka konfirmuar se gjyqi do të jetë i vërtetë.
Në një deklaratë për “Kryefjala”, biznesmeni tregoi se avokati amerikan i ka nisur email Shqipe Hysenajt, duke i kërkuar të ndryshojë qëndrimin, të kërkojë falje dhe të ndalojë deklaratat.
Pas kësaj, çështja do të vazhdojë në SHBA, ku avokati do të kërkojë që Shqipes t’i ndalohet hyrja në Amerikë, pasi dëmton qytetarët amerikanë me shpifjet e saj.
Akuzat ligjore do të përfshijnë shkaktimin e dëmit psikologjik, dëmit të imazhit dhe dëmit familjar. Gjyqi do të ndiqet edhe në Shqipëri, ku Elton Ilirjani do të vijë vetë për të takuar avokatët dhe për t’u takuar me pronarët e Top Albania Radio, duke u kërkuar që të distancohen nga transmetimi i emisionit.
Në anën tjetër, Shqipe Hysenaj është shprehur se nuk i ka ardhur asnjë njoftim ligjor.
Ajo i kërkoi avokatit ta shihte edhe një herë emisionin dhe të mos i zmadhojnë gjërat për klikime.
Shqipja theksoi se Parashqevi Simaku e kishte deklaruar vetë në Facebook-un e saj personal që thashethemi kishte qarkulluar në vitet ’85-’88, duke lënë të kuptohet se kjo tregon se lajmi qarkullon ende si thashethem.
Ajo paralajmëroi se, nëse denoncohet, do të denoncojë vetë Elton Ilirjanin dhe palët e tjera në Amerikë, pasi sipas saj, njerëzit e saj nuk janë publikë dhe nuk mund të shpifet për ta. “Do shohim kush do e hajë gjobën,” përfundoi ajo.
Kjo përplasje tregon se çështja do të kalojë në gjykatë në dy shtete, duke shënuar një zhvillim të paparë mes dy figurave publike.