Çdo avantazh që vjen gjatë muajit tetor do të shoqërohet edhe nga kundërshtime e sprova të ndryshme për shenjat e zodiakut.
Në parashikimin për muajin dhe renditjen e fatit për shenjat, Meri Shehu zbulon edhe pse jemi në muajin e Peshores, çuditërisht nuk është ajo shenja më me fat.
‘Kurorën’ e merr njëra prej tri shenjave të ujit, të cilat janë edhe më të favorizuarat.
Për të gjitha shenjat, një ngjarje e rëndësishme do të jenë zhvillimet në aspektin ekonomik, i cili favorizohet më shumë rreth datave 21-22.
12. Demi
Në datën 11 përballet Afërdita në Virgjëreshë me rikthimin e Saturnit në Peshk dhe shumë Demë që kanë arritur me sforcim të mbajnë një marrëdhënie, jepet goditja e fundit dhe nuk besoj që Demët mund të mbajnë një lidhje, një program pune të qëndrueshëm apo një çështje ekonomike nën kontroll. Hëna e plotë në Dash nuk është në pozicionin e mirë për ta, ngre pasiguritë, bëhen nervozë, duhet të merren me shëndetin dhe prapaskenat që mund t’u bëjnë të tjerët. Kemi një rifillim pune rreth datës 21-22 me hënën e re në Peshore që do t’u japë një tendencë të mirë.
11. Binjakët
E fillojnë muajin shumë keq sepse Mërkuri në Peshore përballet me Jupiterin në Gaforre dhe çështjet ekonomike, ligjore, erotike janë shumë të paqarta kështu që duhet të presin datën 15 kur Afërdita në Peshore do të bëjë një lidhje të bukur me Uranin në Binjak dhe Plutonin në Ujor. Këtu marrin çlirim në çështje pune e ligjore dhe një fillim ose rigjenerim i ri në jetën personale në datën 22.
10. Virgjëresha
Në datën 11, Afërdita në shenjën e tyre i ka ëmbëlsuar duke i vënë në gjumë, por zgjohen nga Saturni që është rikthyer në Peshk. Eklipsi i pjesshëm diellor riktheu ngjarjet që kanë ndodhur para 9 vjetësh, por rreth datës 11 do të vihen në një sprovë për disa vendime personale ose pune për të cilat kanë menduar shumë gjatë verës që kanë qenë në mëdyshje. Nga ana ekonomike, është një muaj që do të japin e marrin shumë ekonomisht, por fillimi i mbarë është pas datës 21-22 ku do të hapin një aspekt të mirë.
9. Shigjetari
Hëna e plotë në Dash i bën që të jenë optimistë, edhe pse ajo ka përballjet e veta. Ata do të lëvizin, do të marrin iniciativa e gjëra të mira. Duhet të kenë kujdes në punë në datën 10-11 sepse mund t’u shkurtohet një pagë, kanë një dëmtim në aspektin ekonomik. Do të fillojnë të rimarrin veten pas datës 22, do të ndihen shumë mirë me hënën e re në Peshore. Data 1 nuk do të jetë e mirë në anën ekonomike, në punë, projekte, diçka del jashtë kontrollit.
8. Bricjapi
Janë në pozicion relativisht të mirë duke përjashtuar datën 1 tetor ku do të kenë disa përballje në lidhje me karrierën ose ligjin. Data 11 do të jetë e vështirë sepse në një çështje ligjore nuk do të marrin atë që pretendojnë, mbështetjen nga një mik apo mund të kenë një humbje ekonomike. Fillojnë dhe çlirohen pas datës 21-22. Me futjen e Mërkurit në fund të muajit në Shigjetar, mund të pretendojnë për një çështje ekonomike ose rigjerenim në planin ekonomik. Pas datës 25 fillojnë ndihen mirë.
7. Luani
Është kënaqësi hëna e plotë në Dash sepse i vë përballë një situate ligjore më të mirë ose tregon problematikën e kundërshtimeve ligjore. Do të kenë prapaskena, debate me familjarë dhe duke qenë shenjë fikse, kundërshtimi i asteroidit merimangë do të sjellë problematika familjare ose të afërm që duan t’u bëjnë një prapaskenë të keqe, i kanë marrë inat, nuk ndihen mirë dhe nuk krijojnë kushtet e duhura që të ecin në një moment të vështirë ku ndodhen. Me futjen e Mërkurit në Shigjetar pas datës 25 do të fillojnë të gjejnë rrugën e tyre edhe pa mbështetjen e njerëzve të afërt.
6. Dashi
E fillojnë muajin me hënën e plotë në shenjën e tyre që u jep tonalitet, instinkte, diskutime, gjëra të rëndësishme, por edhe me debate. Mërkuri në Peshore përballet me Jupiterin në Gaforre, çështje familjare që asnjëherë s’po i diskutojnë siç duhet dhe dot’i preokupojnë në javën e parë. data 11 ka të bëjë me çështje pune, ngatërresa, mos investoni dhe debatoni. Nga data 14, çështjet në çift do të jenë shumë të ndërlikuara për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës së tyre kështu që kujdes sepse mund t’u jepet fund disa marrëdhënieve që ju kanë lodhur gjatë verës. Kini kujdes nga zhgënjimet ose mos merrni vendime drastike. Pas datës 21, me hënën e re në Peshore, hapen portat për bashkëpunime të reja.
5. Ujori
Janë shenja që asteroidi merimangë do t’i komplikojë për mirë në çështjet e karrierës sepse mund të kenë ndihmë sepse bëhen luftarakë. Ujorët mund të përdorin strategji e kurthe që janë pjesë e lojës, por vetë nuk do të bien në to sepse kanë armën. Mund të marrin gjatë fillimit të javës një pozicion me vlerat e tyre. Kujdes rreth datës 11, Afërdita në Virgjëreshë me Saturnin në Peshk u dalin në një çështje ekonomike apo në ndonjë llogari jo shumë të qartë. Pas datës 22 fillon një anë e mirë ekonomike, udhëtime, kontakte me jashtë e bashkëpunime.
4. Peshqit
Me hënën e plotë në Dash do të merren me çështjet ekonomike, por kujdes sepse tregon fitimet e humbjet. Nervat duhet të mbahen mirë sepse në datën 13-14 Neptuni rikthehet në shenjën e tyre dhe nxjerr jashtë loje disa situata që kanë të bëjnë me punën e ekonominë. Disa para që i kanë marrë apo një punë që e mendonin shumë fitimprurëse, nuk do të jetë ashtu. Është periudhë disi e çuditshme, por paratë do të jenë të rëndësishme për ta.
3. Peshorja
Mërkuri në shenjën e tyre i bën diplomatike, kanë mundësi komunikimi, e fillojnë muajin me debate e kundërshtime ligjore nga Jupiteri në Gaforre. Java e parë do të jetë e vështirë, por më vonë do ta marrin veten. Hëna e plotë në Dash do t’i bëjë të shohin luftën e plotë që duhet të bëjnë, strategjitë dhe duke marrë iniciativat e duhura do të kapërcejnë këtë moment të vështirë. çlirohen pas datës 21-22, dalin në breg dhe fundi do të jetë i mirë, mund të pretendojnë për ndryshime të mëdha nga fundi i muajit me Mërkurin në Shigjetar që do u japë potencë në komunikime e bashkëpunime të rëndësishme.
2. Gaforrja
Do ta tregojnë veten në fillim të tetorit, kundërshtohen bindshëm nga Mërkuri në Peshore që edhe pse është shumë diplomat, i bën të mbrojnë mirë njerëzit dhe synimet e tyre. Misioni i tyre do të jetë të dalin kundër çdo mendimi diplomatik. Do të marrin iniciativa shumë të fuqishme, me hënën e plotë në Dash është një moment triumfues në karrierë, por me një anë të errët që duhet ta kenë kujdes. Pas datës 22 fillojnë bashkëpunime shumë të mira dhe mund të pretendojnë për punë më të mira.
1.Akrepi
Shenjat e ujit, pavarësisht ngjyrimeve, vazhdojnë të jenë më të fuqizuara sepse mbrohen nga Jupiteri. Pavarësisht pengesave në fillim të javës, prapaskenave, Akrepi mbrohet nga Jupiteri dhe del një çështje e mirë ekonomike, bashkëpunim i rëndësishëm. Data 11 është pak e vështirë, por ai do që të luftojë për dashurinë, për një vend më të mirë pune apo vlerësim. Data 15 do të jetë perfekt sepse Afërdita u jep tendenca pozitive, Mërkuri do të futet në Akrep dhe do t’u japë tonalitet diskutimeve e kontakteve, do të jenë në front të parë për të bërë gjëra.