Një moment i rëndë ndodh në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Avdyli është thirrur nga dhëndri i tij, Ylli duke e akuzuar se bashkë me dhëndrin tjetër, Shpëtimin, kanë gisht në shitjen e anijes së dytë që ai kishte blerë.
Anija e parë u mbyt, kurse të dytën Avdyli ngulmon se ia kanë shitur vajza, Xhemilja me dhëndrin dhe nuk përmbahet me ofendime ndaj tyre.
Avdyl: Ata që e kërkojnë, ata i kanë marrë! Ai tjetri, ai maskarai, me gjithë gocën time, atë l**iren se l**ire është!
Ardit Gjebrea: Jooo!
Eni Çobani: Nuk e kemi prezent, ata na ndjekin në këto momente, mua më takon t’i përshëndes si çdo qytetar tjetër Shpëtimin dhe Xhemilen, do të ishte mirë t’i bënim pjesë edhe të kësaj seance…
Avdyl: 70 mijë euro!
Ardit Gjebrea: Vajzën pse e shave, nuk e kuptova?
Avdyl: Pse e shava? E shava, ka marrë 72 mijë euro.
Ardit Gjebrea: Kush t’i ka marrë?
Avdyl: Goca me gjithë dhëndrin. Më gënjyen, më mashtruan, hajde shkojmë te noteri tha…
Ardit Gjebrea: Ti ke folur ndonjëherë me gocën tënde apo jo?
Avdyl: Ka nja një muaj a më tepër.
Ardit Gjebrea: Për këtë problem ke folur?
Avdyl: Kam folur.
Ardit Gjebrea: Çfarë thotë?
Avdyl: E di që kam shitur anijen, pse e shite?
Ylli: E ka shitur anijen, ia ka dhuruar ky thotë.
Avdyl: Pse e shite?
Ylli: Ky thotë s’e kam dhuruar!
Sipas Yllit, Avdyli ua ka dhuruar vajzës, Xhemiles dhe dhëndrit, Shpëtimit këtë peshkarexhë. Ai thotë se nuk është përfshirë në këtë çështje. I vetmi rast ka qenë në mbytjen e anijes së parë, me vlerë rreth 70 mijë euro ku ai i ka kthyer 140 mijë euro