Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Përparim të Peqinit.
Raportohet se furgoni është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit, i identifikuar si Bedri Dedej.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit
Burimet mediatike bëjnë me dije se trupi i pajetë ndodhet i shtrirë në mes të rrugës.
Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.