Një 14-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht pasi dyshohet se iu nënshtrua fshehurazi një operacioni për zmadhimin e gjoksit. Babai i saj i dërrmuar nga ngjarja këmbëngul se mjekët po fshehin të vërtetën.
Paloma Nicole Arellano, ndërroi jetë në një spital në Durango, Meksikë, një javë pas ndërhyrjes. Në certifikatën e vdekjes përcaktohej si shkak edema cerebrale e shkaktuar nga një sëmundje respiratore.
Por babai i pikëlluar, Carlos Arellano, thotë se pas kësaj tragjedie qëndrojnë implantet e gjirit. “Certifikata e vdekjes së saj shkruante gabimisht ‘sëmundje’ në një përpjekje për të fshehur të vërtetën.”
Carlos pretendon se e mësoi vetëm në funeralin e vajzës që ajo kishte kryer operacion estetik, kur pa shenjat dhe implantet.
“Na e dhanë menjëherë certifikatën. Nuk e di si e bënë kaq shpejt,” – tha ai.
I thyer nga dhimbja, ai ka paraqitur një ankesë zyrtare: “Kërkoj që të hetohen të gjithë ata që janë përgjegjës.”
Autoritetet kanë konfirmuar se kanë hapur një hetim për vdekjen e Palomës.
Kjo tragjedi ndodh vetëm pak ditë pasi një nënë e re, 28 vjeç, ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje për ngritje të vitheve në Brazil