Opinionisti Arjan Konomi ka shpërthyer në ofendime ndaj moderatores Albana Osmani, pas debatit të kësaj të fundit me aktivisten e të drejtave të LGBT+ Xheni Karaj.
Me anë të një videoje në Instagram, Konomi e ka ofenduar Osmanin me fjalët ‘torollake’ dhe ‘idiote’. Reagimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë kritikuar për sjelljen e ulët, sidomos ndaj një femre.
“Moj Albana Osmani sa u gëzova që të pashë në ekran dhe njëherë se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po sa bukur që fole. Po pse të kanë mbajtur si me torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë.
Po ti nuk je idjote moj siç të kemi menduar. Pika u rraftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla”, tha Konomi.