Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Horoskopi javor! Meri Gjini zbulon të papriturat e yjeve: Shenjat që përmirësojnë situatën financiare

    0
    By admin on September 22, 2025 ShowBizi

    Astrologe Meri Gjini është pjesë e programit më të ri në Vizion Plus, “MES’DRITË”, çdo të hënë dhe të enjte, për të sjellë parashikimet javore nga astrologjia. Përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ajo ndau parashikimin për shenjat këtë javë:

    Dashi

    Ky eklips dhe vera kanë sjellë pikëpyetje në çështjet ekonomike. Mbyllja e eklipsit sjell më shumë stabilitet financiar. Gjatë verës, patët mundësi të devijonit nga rutina e përditshme, por tani jo më. Me Marsin në Akrep, gjëja e parë që do të ndiheni të shtyrë të bëni është qartësimi emocional, dhe më pas konkretizimi i projekteve në punë. Kjo është një javë që duhet shfrytëzuar maksimalisht.

    Demi

    Kjo javë shënon fillimin e një rutine emocionale më të qëndrueshme. Me Marsin përballë në shenjën e Akrepit, edhe puna do të hyjë në një ritëm më të rregullt. Për të lindurit në ditët e fundit të shenjës, Urani në retrogradë në Binjakë sjell nevojën për ndryshime dhe korrigjime të fundit.

    Binjakët

    Saturni në Peshq është në katërkëndësh me Diellin tuaj, duke nxjerrë në sipërfaqe çështje të pazgjidhura në shëndet dhe profesion. Marsi në Akrep ju ndihmon të kuptoni më mirë gjërat që deri tani kanë qenë të paqarta dhe të filloni një rutinë të re, më të shëndetshme.

    Gaforrja

    Vazhdon një cikël i rëndësishëm për Gaforret, i cili ka nisur që vitin e kaluar dhe do të zgjasë deri në fund të nëntorit. Në dhjetor, do të riktheheni sërish në qendër të vëmendjes, duke shijuar suksesin dhe arritjet. Kjo është një periudhë që i përket punës dhe karrierës. Të lindurit në fillim të shenjës mund të përballen me sfida, por puna e palodhur do t’i shpërblejë.

    Luani

    Një mini-eklips diellor që ndodhi mbrëmë ndikon tek të lindurit në fund të shenjës, duke sjellë qartësi në karrierë. Ata që janë të lindur në fillim të shenjës kanë përjetuar ngarkesa emocionale në familje, të cilat tani do të stabilizohen. Venusi sjell optimizëm dhe mundësi për përmirësim personal e profesional. Kujdes me impulsivitetin – kontrolli sjell produktivitet.

    Virgjëresha

    Keni Venusin në shenjën tuaj, i cili ju ndihmon të përballeni me çështje ekonomike dhe t’ju japë më shumë vetëbesim. Mini-eklipset dhe tensionet që kanë nisur që më 7 korrik, përfundojnë me hyrjen e Marsit në Akrep. Kjo do të sjellë një periudhë më të favorshme dhe më të qartë për vendimmarrje.

    Peshorja

    Marsi në shenjën tuaj ka qenë i pranishëm që nga fillimi i gushtit, duke sjellë ngarkesa dhe paqartësi, të cilat tani përmbyllen. Me Marsin që kalon në shtëpinë tuaj të dytë të horoskopit (çështjet materiale dhe profesionale), strukturimi i karrierës dhe projekteve bëhet më i lehtë. Kujdes me marrëdhëniet e afërta, jo të gjithë janë aleatë.

    Akrepi

    Marsi në shenjën tuaj sjell një energji të fuqishme dhe dinamike, por kjo ndikon edhe në rrezikun për vendime të nxituara. Jeni në një moment të mirë për të nisur iniciativa të reja, por duhet të reflektoni para se të veproni. Njohja e mirë e planeve dhe përgatitja për sfida do t’ju ndihmojë të mos gaboni në hapa të rëndësishëm.

    Shigjetari

    Jeni të përfshirë në ndikimet e eklipseve, të cilat kanë sjellë shumë pikëpyetje. Megjithatë, me Marsin në Akrep, çështjet profesionale që kanë mbetur pezull do të marrin zhvillim të shpejtë. Merkuri në Peshore dhe Hëna atje ju ndihmojnë të gjeni balancën, ndërsa probleme të vogla familjare mund të kërkojnë vëmendje.

    Bricjapi

    Merkuri në Peshore do t’ju ndihmojë të zgjidhni më lehtë çështje të lidhura me statusin personal dhe profesional. Megjithatë, komunikimi i drejtëpërdrejtë, ndonëse i nevojshëm, duhet të bëhet me kujdes. Venusi në Virgjëreshë ju ndihmon të ndiheni mirë me veten dhe t’ju japë shtysë për vendime të maturuara.

    Ujori

    Plutoni ndikon te të lindurit në ditët e para të shenjës, duke sjellë qartësim në marrëdhënie familjare dhe financiare. Çështjet në punë janë më të qarta dhe vendimet janë tashmë të marra. Është një periudhë e mirë për të stabilizuar marrëdhëniet dhe për të forcuar pozitat tuaja profesionale.

    Peshqit

    Eklipset kanë sjellë ngarkesa emocionale, por kjo javë ofron mundësi të reja në ekonomi dhe stabilizim në ritmin e jetës. Me Venusin përballë, do të ndiheni më të mbështetur dhe do të tërhiqni vëmendjen e atyre që ju interesojnë. Një periudhë e mirë për të ndërtuar më shumë qetësi dhe siguri.

    Në “MES’DRITË”, çdo të hënë dhe të enjte, Meri Gjini do të sjellë analizat më të fundit astrologjike dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndikimet planetare në jetën tuaj të përditshme.

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous Article‘Fajin e ka ajo dhe jo partneri im…’ Tmerr, nëna e 15 vjecares që u ab*zua se*ksualisht mbron bashkëjetuesin e saj
    Next Article Lajm i papritur: Luiz Ejlli mund të RIKTHEHET në BBVA? E zbulon menaxheri i tij ‘E presim ditën kur…’
    Të Fundit

    E Hëna me temperatura të larta, Hakil Osmani ‘Moti do bëjë kthesën drastike, do ulen temperaturat dhe do…’

    September 22, 2025

    Beqarët të përgaditen! Horoskopi javor, ja cfarë pritet te ndodh me ciftet dhe beqaret këto ditë

    September 22, 2025

    Lajm i papritur: Luiz Ejlli mund të RIKTHEHET në BBVA? E zbulon menaxheri i tij ‘E presim ditën kur…’

    September 22, 2025
    ShowBizi

    Horoskopi javor! Meri Gjini zbulon të papriturat e yjeve: Shenjat që përmirësojnë situatën financiare

    September 22, 2025

    Ndryshimi i orës: Ja kur kthehen akrepat prapa

    September 21, 2025

    “Lekët e mia i hëngre, mua s’më njeh?” Dy vëllezërit kacafyten para syve të nënës

    September 21, 2025
    Tv Show

    Një “Big Brother All Stars” me surpriza — Luiz Ejlli pjesë e spektaklit, e konfirmon menaxheri i tij?

    September 22, 2025

    E trishtë! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar

    September 22, 2025

    HOROSKOPI filloje te HENEN me mbaresi/ Cila shenjë do të zhgënjehet? Beqarët e kësaj shenje mund të…

    September 22, 2025
    Horoskopi

    Beqarët të përgaditen! Horoskopi javor, ja cfarë pritet te ndodh me ciftet dhe beqaret këto ditë

    September 22, 2025

    Horoskopi javor! Meri Gjini zbulon të papriturat e yjeve: Shenjat që përmirësojnë situatën financiare

    September 22, 2025

    ‘Epokë e artë për këto 4 shenja…’ Tetori, muaji me superior i vitit

    September 22, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.