Abdi Baleta, një nga ish-themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB është ndarë nga jeta sot në moshën 84-vjeçare.
Abdi Baleta ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1991-1996. Në vitin 1994, Abdi Baleta, krijoi një forcë politike që u quajt “Rimëkëmbja Kombëtare”.
Abdi Baleta, i lindur në Gur të Bardhë të Matit në vitin 1941, studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë ndërsa u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1964.
Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA.
Abdi Baleta ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).