Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro. Zbardhet programi i qeverisë që do paraqesë Rama në Kuvend. Ja projektet në infrastrukturë

    0
    By admin on September 17, 2025 Politikë, ShowBizi

    Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

    Në një seancë maratonë që do të nisë nesër dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt qeverisës.

    Në dokumentin që Top Channel disponon parashikohet që gjatë katër viteve të ardhshme të ardhurat për frymë të shkojnë në 15 mijë euro, pesëfishi i atyre që ishin një dekadë më parë.

     

    Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga minimale vitin e ardhshëm do të bëhet 500 euro.

    Sa i përket pensioneve deri në 2030 parashikimi i qeverisë është që pensioni mesatar të jetë 400 euro dhe ai minimal 200 euro.

    Një fokus i rëndësishëm do të jetë edhe investimi në infrastrukturë. “Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standardeve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt. Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025”, thuhet në programin e Qeverisë që do të votohet në Parlament.

    Programi i qeverisë

    Të ardhurat për frymë i kemi 3-fishuar. Kur morëm detyrën ato ishin 3324 euro. Në vitin 2024 arritën në 10.342 euro. Ndërsa në Shqipërinë 2030 do të bëhen të paktën 15.000 euro, ose sa 5 fishi i të ardhurave për frymë të një dekade më parë.

    Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysëm dhe do ta rrisim të paktën edhe 30% më shumë në mandatin e katërt. Në vitin 2013 ajo ishte 322 euro. Në vitin 2024 arriti në 830 euro. Në Shqipërinë 2030 paga mesatare e përgjithshme do të kalojë kufirin e 1000 eurove.

    Në vitin 2013 paga minimale ishte 157 euro. Në vitin 2024 paga minimale u bë 400 euro. Duke filluar nga janari 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

    Shqipëria 2030 do ta ketë papunësinë në nivelin mesatar të vendeve të Bashkimit Europian ose 6%.

    Ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, ndërsa për pensionin minimal do të synojmë dyshemenë 200 euro.

    Gjatë mandatit të katërt do të investohen afro 300 milionë euro në strehim social, për 50 mijë çelësa, nga një anë për çiftet e reja, profesionistët e sidomos ata që kthehen nga emigrimi, e nga ana tjetër për kampuset universitare.

    Qëkur morëm detyrën, paga mesatare e mjekëve është rritur mbi tre herë: Nga 490 euro në vitin 2013 në 1670 euro në vitin 2024. Ndërkohë, në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të prekë tavanin e 2000 eurove.

    Gjatë mandatit të katërt do ta çojmë në afro 500 milionë euro vlerën totale të investimeve në bujqësi, duke synuar 1 miliardë euro eksporte.

    Gjatë mandatit të 4 do të çojmë përpara një sërë projektesh strategjike, që i kemi nisur tashmë, si segmentet e korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot- Thumanë, Kashar- Lekaj dhe Lekaj-Fier, të cilat do të përfundojnë brenda mandatit të katërt. Një pjesë e mirë e urave të vendit tonë do të rehabilitohen apo rindërtohen sipas modelit dhe planit të Bankës Botërore.

    Autostrada Tiranë – Durrës do të përfundojë sipas të gjithë parametrave dhe standarteve të dy loteve të para, brenda mandatit të katërt.

    Vepra të tjera si Kombinat – Ndroq – Plepa, Maqellarë – Peshkopi, Qukës – Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundojnë brenda vitit 2025.

    Mandati i katërt do të shënojë gjithashtu ndërlidhjen rajonale të vendit tonë për të sjellë më afër zonat ekonomike dhe turistike, me projektet kryesore si:

    Rruga e Bregut (Dhërmi – Sarandë)

    Rruga e Vjosës (Ersekë – Përmet – Tepelenë)

    Rruga e maleve (Vau i Dejës – Pukë – Fushë Arrëz)

    Unaza e Çajupit (Gjirokastër – Libohovë – Zagori)

    Rruga e liqeneve (Rrëshen – Burrel)

    Berat – Skrapar – Gramsh

    Bypass-imi i qyteteve kryesore tashmë ka rezultuar i suksesshëm, si çlirues për trafikun dhe efiçent për kohën e përdoruesve të rrugës. Ndaj, dy projekte të rëndësishme parashikohen të nisin dhe të përfundojnë brenda mandatit të katërt: Bypassi i Sarandës dhe ai i Elbasanit.

    Hekurudha Tiranë – Rinas – Durrës përfundon në vitin 2025 dhe plotësohet me të gjithë komponentët në 2026. Vorë – Han i Hotit përfundon në 2029 dhe Durrës – Rrogozhine në 2028. Ndërkohë, segmenti Rrogozhinë – Pogradec nis në 2028.

    Gjatë mandatit të katërt, transporti hekurudhor do të jetë një prioritet edhe për ndërlidhjen e nyjeve kritike (Porti i Durrësit, VIA, nyja logjistike e Rrogozhinës), si në rastin hekurudhave Vlorë – VIA, Sukth – Porto Romano dhe Rrogozhinë – Vlorë, te cilat do të nisin në vitin 2026.

    Deri në fundin e mandatit të katërt do të ofrohet furnizimi me ujë 24 orë edhe në 16 zona të tjera urbane dhe 37 zona të tjera rurale, duke mbuluar kështu 100% të qyteteve dhe mbi 80% të zonave rurale.

    Kur morëm detyrën ishin kryer në total 21750 legalizime, të cilat ne i kemi më shumë se sa dhjetëfishuar me 270 mijë legalizime deri në 2024-ën.

    Brenda vitit 2028 do të mbyllen të gjitha legalizimet e mbetura.

    Brenda vitit 2026 çdo shtetas shqiptar do të pajiset me kartën e identitetit digjital, e cila do të ofrojë më shumë shërbime e siguri, përkundrejt një kostoje ndjeshëm më të lirë.

    Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të monitoruara me kamera inteligjente, të cilat do të mundësojnë ngritjen e një rrjeti të integruar sigurie, duke rritur si asnjëherë më parë parandalimin e krimeve, kohën e reagimit ndaj keqbërësve, si edhe identifikimin e tyre.

    edi rama programi i qeverisë
    Previous Article“Në shtrat dua shumë…”/ Njihuni me vajzën e “Për’puthen” që ‘terrorizoi’ djemtë: Nuk dua brekëgrisur!
    Next Article Ngjarje e rëndë! Gjendet pa shenja jete 40-vjeçari ne…
    Të Fundit

    Trazohet rrjeti! Skenë dashuri, përqafime dhe prekje, cfarë po ndodh mes Loredanës dhe Laert Vasilit?

    September 17, 2025

    Vjen lajmi i papritur, zbardhet programi i Edi Ramës ‘Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro…’

    September 17, 2025

    Aksident i rëndë! Motomjeti përplaset me makinën, raportohet për….

    September 17, 2025
    ShowBizi

    Loredana dhe Laerti në lidhje dashurie? Del video qe i beri fansat te dyshojne

    September 17, 2025

    Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro. Zbardhet programi i qeverisë që do paraqesë Rama në Kuvend. Ja projektet në infrastrukturë

    September 17, 2025

    Duke filluar nga sot, tre shenja të Horoskopi do të shohin jetën e tyre të ndryshojë

    September 17, 2025
    Tv Show

    Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit

    September 17, 2025

    Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

    September 17, 2025

    “Në shtrat dua shumë…”/ Njihuni me vajzën e “Për’puthen” që ‘terrorizoi’ djemtë: Nuk dua brekëgrisur!

    September 17, 2025
    Horoskopi

    Duke filluar nga sot, tre shenja të Horoskopi do të shohin jetën e tyre të ndryshojë

    September 17, 2025

    3 shenjat që do përjetojnë tmerrin këtë javë! Vjen lajmi i papritur, ja cfarë i pret këto shenja

    September 17, 2025

    ‘Një debat i fortë do shkaktojë të paimagjinueshmën…’ Horoskopi për sot, KUJDES nga kjo shenjë!

    September 17, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.