Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Fundi apo fillimi i gjithçkaje?! Astrologia zbulon si do të ndikojë eklipsi i 21 shtatorit te 12 shenjat e Horoskopit

    0
    By admin on September 15, 2025 ShowBizi

    Këtë javë, qielli nuk premton qetësi! Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka zbuluar për emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se datat 17, 18 dhe 19 shtator do të jenë të ngarkuara me tensione, keqkuptime dhe sfida emocionale për të gjithë ne.

    Komunikimi do të vihet në provë, ndërsa një eklips i fuqishëm në datën 21 do të trazojë ujërat dhe do të hapë rrugën për një kapitull të ri, për disa të dhimbshëm, kurse për disa të tjerë premtues.

    Çfarë duhet të shmangni, ku duhet të përqendroheni dhe cilat janë shenjat që do të përjetojnë ndryshimet më dramatike këtë javë?

    “Datat 17, 18 dhe 19 janë ditë që janë pak të vështira në komunikim. Nuk duhet që të hyjmë në konflikte, kontradikta dhe nuk duhet që t’i lëmë vend pesimizmit.

    Në datën 19 duhet që të jemi shumë të kujdesshëm në vlerësimin e situatave dhe të mos hyjmë në prapaskena, ose në biseda të cilat na ekspozojnë. Më e rëndësishme është fundi i javës, datat 20 dhe 21,” tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

    Dashi – Është një javë ku do t’ju sfidojë shumë jeta juaj e përditshme, puna dhe ndoshta pak edhe ana shëndetësore. Nga data 17 deri në datën 19 mos u jepni shumë rëndësi pengesave, lajmeve dhe përditshmërisë suaj që mund të jetë pak më e ngarkuar. Vlerësoni mirë njerëzit tuaj në datën 19 dhe, me eklipsin, do të keni një fillim të ri në punë dhe përditshmëri. Ndoshta mund të filloni një punë të re, ose ndoshta mund të jeni të detyruar që të ndërprisni një punë për të filluar një tjetër. Ruajtja e qetësisë dhe psikologjisë do t’ju nxjerrë nga situata të vështira. Për të gjithë ju që jeni në kërkim të një pune, mund të keni. Mbështetjen do ta gjeni te miqtë dhe familja.

    Demi – Eklipsi i datës 21 vendos theksin te jeta juaj erotike, te krijimtaria dhe dashuria, njëkohësisht edhe te çështje që kanë të bëjnë me fëmijët. Duhet të ngrini barrën e përgjegjësisë dhe të shmangni keqkuptimet, sikur diçka po bëhet apostafat për ju. Mos i merrni gjërat personale. Merrni këshilla nga njerëzit e duhur. Nuk do t’ju mungojë mbështetja nga njerëzit dhe të afërmit tuaj. Nëse do të jeni realistë në jetën tuaj, do ta kaloni shumë mirë këtë eklips.

    Binjakët – Jeni nga më të ndikuarit e këtij eklipsi, sidomos të lindurit në ditët e fundit të shenjës, ku do të sfidohen në jetën e tyre personale, apo familjare. Disa prej jush do të ndihen të detyruar për të bërë ndryshime. Mund të ndryshoni punën, por edhe vendbanimin. Gjithsesi, do të gjeni një mbështetje reale dhe financiare nga bashkëpunëtorët tuaj.

    Gaforrja – Duhet të jeni më të përqendruar në planet tuaja për të ardhmen. Ndoshta do të jeni të detyruar që të bëni një fillim të ri, i cili mund të jetë i ndikuar nga njerëzit e ambientit tuaj. Nga ndryshimet do të jenë më të prekur të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Gjithsesi, është periudha ku do të vendosni lidhje të forta dhe do të merrni vendime përfundimtare pozitive për jetën tuaj. Megjithatë, duhet të tregoni durim dhe vetëpërmbajtje përballë pengesave që do të keni këtë javë deri në fillim të javës që vjen. Do të vini më afër familjes nga data 18 deri më 6 tetor. Nuk do të mungojnë as takimet interesante nga data 19-20 shtator deri në datën 18 tetor.

    Luani – Përqendrohuni në sferën financiare. Bëni një rifillim më të organizuar, duke iu përgjigjur detyrimeve, paguani të gjitha detyrimet dhe qëndroni të përpiktë në raport me të tjerët. Disa prej jush do të prishin disa bashkëpunime dhe do të kenë dëme financiare. Ndërkohë që shumë nga ju do të bëjnë një bashkëpunim financiar frytdhënës, i cili do të jetë i qëndrueshëm dhe do t’ju sjellë të ardhura për një kohë të gjatë. Megjithatë, mos lini pas dore kujdesin për veten dhe anën shëndetësore.

    Virgjëresha – Jeni nga më të ndikuarit e eklipsit, pasi zhvillohet në shenjën tuaj, kështu që do të bëni një fillim të ri. Për disa ky fillim i ri do të jetë në sferën profesionale, kurse për disa të tjerë në sferën personale. Njëkohësisht do të ndryshoni edhe ju vetë, që nga paraqitja juaj e jashtme e deri në jetën dhe marrëdhëniet tuaja. Mos merrni vendime të nxituara këtë javë dhe mos hyni në kontradikta në datat 17, 18 dhe 19. Më të kujdesshëm duhet të tregoheni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, ku jeni përballë ndryshimeve thelbësore. Nga data 18 e në vijim do të keni shanse të mira në sferën financiare. Afërdita, e cila do të kalojë në shenjën tuaj në datën 19, do t’ju japë shanse shumë të mira deri në datën 14 tetor.

    Peshorja – Duhet të fokusoheni te planet që kanë të bëjnë me të ardhmen, në aksin punë–përditshmëri–shëndet. Organizoni sa më mirë punën dhe përditshmërinë, me qëllim që të jeni sa më korrekt dhe në këtë mënyrë do të përforconi akoma më shumë bazat tuaja. Do të keni ndryshime pozitive në jetën sociale dhe do të keni shumë mbështetje nga një njeri shumë i fuqishëm. Nga fundi i kësaj jave çliroheni edhe nga Marsi, Mërkuri futet në shenjën tuaj në datën 18 dhe do t’ju japë shanse unike deri në datën 6 tetor, ku do të keni komunikime, kontakte dhe biseda. Do të keni shanse për takime intime të fshehta, larg syve të tjerëve. Për dikë mund të jetë personale, kurse për dikë tjetër mund të jetë në një plan më profesional.

    Akrepi – Ky eklips dhe, në përgjithësi, periudha do t’ju japë shanse unike për të bërë disa ndryshime në lidhje me planet dhe synimet tuaja. Do të gjeni mbështetje nga njerëzit e rrjetit tuaj social. Njëkohësisht do të keni mundësinë që të zgjidhni një çështje ligjore. Mund të gjeni mbështetje edhe nga njerëzit që keni jashtë shtetit. Paralelisht duhet të jeni pak më të kujdesshëm në lidhje me vendimet që do të merrni në jetën tuaj personale e erotike. Gjithsesi, eklipsi është pozitiv për ju, krijon shanse shumë të mira. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të keni mundësinë që të vendosni jetën tuaj në baza më të forta.

    Shigjetari – Jeni nga më të ndikuarit e eklipsit, sidomos të lindurit në dy ditët e fundit të shenjës. Këtë javë mund të keni disa probleme në lidhje me punën, familjen dhe jetën personale. Ndoshta mund të kërkoni një mbështetje financiare për të zgjidhur disa çështje dhe mund të mos merrni atë që dëshironi. Do të bëni një fillim të ri në punën dhe jetën tuaj sociale. Kujdesuni që këto fillime të reja të jenë pozitive për ju, pasi do të vendosin vulën dhe do të përcaktojnë vitet në vijim.

    Bricjapi – Është momenti ku do të sfidoheni me të ardhmen, e cila ka të bëjë me jetën emocionale, pra të merrni vendime për të lidhur një kurorë, për të legalizuar një marrëdhënie ose për të prishur një marrëdhënie tuaj. Duhet të dini se nëse një marrëdhënie përfundon në këtë periudhë, është për të mirën tuaj. Pra, duhej që të përfundonte. Gjithsesi, do të keni mbështetje nga bashkëpunëtorët dhe njerëzit tuaj të dashur. Jini të kujdesshëm në reagimet me njerëzit e afërt.

    Ujori – Është periudha ku duhet të fokusoheni në sferën tuaj financiare, pasi është koha e fillimit të një bashkëpunimi të ri, ose fundi i tij. Mund të filloni një punë të re dhe të bëni një bashkëpunim financiar, i cili mund të sjellë të ardhura të qëndrueshme, por edhe mund të prishet një bashkëpunim, duke ndryshuar kështu ‘trajektoren’ e anës suaj financiare. Mos merrni vendime përfundimtare nëse nuk keni një plan të qartë për hapat tuaj. Gjithsesi, përditshmëria juaj vazhdon të jetë e mirë, ku do të keni shanse shumë të mira në punë.

    Peshqit – Janë më të ndikuarit e kësaj periudhe. Ndodhen përballë faktit ku duhet të marrin vendime serioze për jetën e tyre, kryesisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Fokusohuni në marrëdhëniet tuaja personale dhe ato profesionale. Mos prishni marrëdhëniet tuaja për diçka për të cilën nuk jeni të sigurt. Është momenti që të bëni spastrimet e fundit dhe të vendosni jetën në baza të reja, kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës./tvklan.al

    Chrysanthi Kalogeri Horoskopi
    Previous Article‘Ditë verore dhe temperatura Gushti në mes Shtatorit…’ Meteorologia Porja bën parashikimin: Ja kur priten reshjet e shiut
    Next Article 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 80-vjeçaren. 80 vjecarja humb jeten, 70 vjecari mbijeton!
    Të Fundit

    Trishtim! Infermieri i njohur ndahet nga jeta, miqëve nuk u besohet: ‘Dje ishe në punë mes kolegëve…’

    September 15, 2025

    Tronditëse! Një burrë gjendet i vd*kur në banesë, dyshohet se…

    September 15, 2025

    Tërmet i fuqishëm në Detin Mesdhe, ja cfarë raportohet!

    September 15, 2025
    ShowBizi

    Fundi apo fillimi i gjithçkaje?! Astrologia zbulon si do të ndikojë eklipsi i 21 shtatorit te 12 shenjat e Horoskopit

    September 15, 2025

    Inc*sti përçau familjen, sekreti i errët: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij!

    September 14, 2025

    Arbër Hajdari heq dorë si opinionist i “Big Brother”? Gazetari befason me deklaratën

    September 14, 2025
    Tv Show

    Horoskopi javor i Brankos, 15-21 shtator 2025!

    September 15, 2025

    E RËNDË! Një burrë gjendet i vd**kur në banesë, dyshohet se…

    September 15, 2025

    Infermieri i Traumës ndahet nga jeta, miqtë zemërthyer: Dje ishe në punë mes kolegëve, sot mun…

    September 15, 2025
    Horoskopi

    Fundi apo fillimi i gjithçkaje?! Astrologia zbulon si do të ndikojë eklipsi i 21 shtatorit te 12 shenjat e Horoskopit

    September 15, 2025

    Java nis FUQISHEM! ‘Do përjetoni të paimagjinueshmën…’ Ja cfarë i pret këto shenja pasditen e së Hënës

    September 15, 2025

    “Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm nëse nuk doni të mbeteni pa para”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    September 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.