Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën, pranë liqenit Michigan në Çikago, ku u gjetën trupat e tre personave: një gruaje 31-vjeçare, një djali 6-vjeçar dhe një foshnjeje vajzë.
Trupi i foshnjes u gjet në mëngjes, ndërsa pasdite ekipet e shpëtimit nxorrën nga uji edhe trupin e gruas dhe të djalit. Të treja viktimat u shpallën të vdekura në vendngjarje.
Policia e Çikagos njoftoi se ka arsye të mendojë se rastet janë të lidhura dhe po hetohen si pjesë e një konflikti të mundshëm familjar.
Shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë zbardhur dhe autoritetet po mbledhin prova e dëshmi për të kuptuar rrethanat.
Identiteti i viktimave nuk është bërë publik, ndërsa hetimet vazhdojnë.