Mbrëmjen e sotme ka nisur eklipsi total i Hënës, duke krijuar fenomenin e njohur si “Hëna e Përgjakur”.
Pamja shfaqet pasi Hëna e plotë e shtatorit përkon me kalimin në hijen e Tokës.
Fenomeni është i dukshëm në shumë zona të botës, duke përfshirë Azinë dhe Australinë Perëndimore ku mund të shihet në tërësi.
Në Evropë, Afrikë, Australinë lindore dhe Zelandën e Re, eklipsi shfaqet pjesërisht, në varësi të kushteve të motit dhe orës lokale.
Ky është një prej spektakleve më të rralla qiellorë që tërheq vëmendjen e vëzhguesve dhe adhuruesve të astronomisë në mbarë globin.