Dy pushues nga Kosova kanë humbur jetën duke u larë në det në Velipojë. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur lajmin dhe është shprehur se bëhet fjalë për dy raste të ndryshme.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Blutë raportojnë se viktima e parë është 72-vjeçari me iniciale Z. J i cili dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.
Për sa i përket viktimës së dytë shtetasi kosovar Gj. K 80 vjeç ka ndërruar jetë sapo ka dalë nga deti si pasojë e një arresti kardiak.
Materialet janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë Shkodër:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.
Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.