Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka festuar ditëlindjen e vajzës së saj, Zoit, e cila mbushi ditën e djeshme 3 vjeç.
Përveç urimit për të voglën, Arbana ka ndarë me ndjekësit një video nostalgjike nga finalja e “Big Brother 1”, ku për herë të parë zbuloi se ishte shtatzënë, duke thënë: “Këtë Big Brother e kemi prezantuar dy veta”.
Ky kujtim i veçantë ka emocionuar fansat, të cilët janë rikthyer pas në kohë tek momentet ikonike të karrierës së saj në skenën e spektaklit të njohur.