Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Humbje e madhe! Ndahet nga jeta regjisori i njohur, kinematografia shqiptare në Zl

    0
    By admin on September 1, 2025 Të Fundit

    Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, e cila thote se “pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës”.

    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush”, shkruan vajza e tij Juna Anagnosti.

    Jeta dhe veprimtaria

    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

    Veprat artistike
    Ai është autor i shumë filmave shqip:

    Gjoleka, djali i Abazit (2006)
    Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
    Përrallë nga e kaluara (1987)
    Gurët e shtëpisë sime (1985)
    Kujtime nga Gjirokastra (1983)
    Vëllezër dhe shokë (1982)
    Në shtëpinë tonë (1979)
    Monumenti (1977)
    Lulëkuqet mbi mure (1976)
    Kur hiqen maskat (1975)
    Cuca e maleve (1974)
    Përjetësi (1974)
    Motive nga dita e diel (1973)
    Malet me blerim mbuluar (1971)
    Parafabrikatet (1970)
    Plagë të vjetra (1968)
    Duel i heshtur (1967)
    Komisari i dritës (1966)
    Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

    Dhimitër Anagnosti vdekje
    Previous ArticleTërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VD*KUR e mijëra nën rrënoja…
    Next Article Tërmet tronditës në Afganistan, mbi 600 te vd*kur dhe mijera ne rrenoja!
    Të Fundit

    Fundjava me temperatura të larta, por jo vetëm! Lajda Porja jep lajmin e mirë për ju, por kujdes pasditen e…

    September 5, 2025

    Tronditëse! Goditi mësuesen me th*kë, policia i merr jetën 18 vjecarit nga Kosova

    September 5, 2025

    Lëkundje të forta tërmeti në Ballkan, ja në cilin shtet ishte epiqendra!

    September 5, 2025
    ShowBizi

    Sot dita sjell nje ore kur gjerat mund te dalin…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu 5 Shtator 2025

    September 5, 2025

    A eshte shitur ishulli i Sazanit? Kryeministri Edi Rama tregon se cfare ka ndodhur

    September 4, 2025

    Ish-banori i Big Brother Vip Albania ne Zl, humb një nga personat më të dashur të jetës së tij

    September 4, 2025
    Tv Show

    Gjendet në Tiranë-Durrës makina e braktisur me 9 fëmijë brenda, ja cfarë ka ndodhur!

    September 5, 2025

    “Kam një ëndërr për vajzën time. Dua ta bëj…”- Zbulohen detaje prekëse nga vd*kja e Kreshnikut

    September 5, 2025

    Parashikimi i horoskopit 5 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    September 5, 2025
    Horoskopi

    Sot dita sjell nje ore kur gjerat mund te dalin…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu 5 Shtator 2025

    September 5, 2025

    ‘Një problem familjar do ju…’ Horoskopi për sot, kjo shenjë do përplaset me të paprituren!

    September 5, 2025

    Ndikimi më i fuqishëm astrologjik i 2025 erdhi! Ja cfarë pritet të sakrifikoi cdo shenjë këtë periudhë!

    September 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.