Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    “E përdh*nonte vazhdimisht, ajo ab*rtonte”,zbardhen detaje nga vr*sja e shqiptares në Greqi, ja sekreti që i mori jetën

    0
    By admin on August 25, 2025 TvShow

    Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja tragjike që tronditi Volosin në Greqi, ku Pandeli Nakoleci, masakroi me mjet prerës bashkëshorten e tij,

    Marjola, me të cilin kishin 4 fëmijë. Nakoleci 40 vjeç, u arrestua mëngjesin e sotëm, shumë pranë banesës, atje ku pak ditë më parë kreun krimin makabër,

    në sy të fëmijëve të mitur. Ndërkohë që pista kryesore e krimit dyshohet se është xhelozia, mediat greke shkruajnë mbi një sekret që çifti kishte,

    dhe që siç duket iu kujtua autorit nga bashkëjetuesja. Volosi mbetet i tronditur pas krimit të shëmtuar të kryer nga një burrë 40-vjeçar, i cili vrau me gjakftohtësi

    gruan e tij 36-vjeçare dhe nënën e katër fëmijëve të tyre. Mëngjesin e djeshëm, autori i krimit u dërgua në prokurori nën masa drakoniane sigurie

    , i veshur me një jelek antiplumb dhe me kokën ulur. Thuhet se i ka thënë vajzës së tij, e cila e vizitoi: “u zemërova dhe e vrava, nuk kisha ndërmend ta bëja”. Dhe më pas e ka pyetur: “a e di nëse nëna jote më tradhtonte?”

    “Ai e përdhunonte vazhdimisht që ajo të mos divorcohej”

    Motra e gruas 36-vjeçare që u vra, deklaroi në një dëshmi tronditëse se “motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ai pati fëmijë, ndryshoi. U bë abuziv. E rrihte, e përdhunonte që ajo të mos divorcohej prej tij. Shkonte dhe bënte aborte gjatë gjithë kohës. I thoshte ‘nëse më divorcon, do të bëj më keq’”. “Për shumë vite nuk folëm (me autoritetet) dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte katër fëmijë”, rrëfen e motra e viktimës. “Ai u thoshte fëmijëve: ‘Mos ndërhyni , mbyllni gojën’ dhe e godiste para tyre”, shtoi ajo.

    40-vjeçari është “i penduar dhe i shkatërruar”

    Avokati i 40-vjeçarit, Vasilis Noulezas , theksoi se klienti i tij “është padyshim i penduar dhe i shkatërruar, sepse vrau me duart e veta gruan që e donte dhe me të cilën krijoi një familje dhe solli në jetë katër fëmijë”. Lidhur me deklaratën e parë në polici se “unë e turbullova, e vrava dhe nuk pendohem për asgjë ” , avokati foli për “sjellje të mundshme provokuese nga 36-vjeçarja ndaj partnerit të saj”. Avokati thotë se klienti i tij “humbi qetësinë dhe kreu këtë krim të shëmtuar”. “Lidhur me të kaluarën psikiatrike, ai ishte shtruar në spital në të kaluarën. Me shumë mundësi ishte një shtrim i pavullnetshëm, me kërkesë të gruas së tij. Tragjedia është se një e re humbi jetën. Ai duhet të kishte treguar qetësi, të kishte hapur një faqe të re në jetën e tij, pa përdorur dhunë”, tha avokati.

    Sekreti i çiftit

    Autori i krimit ishte xheloz për çdo lëvizje të gruas së tij. Çifti kishte një sekret , të cilin e mbajtën të fshehur mirë për disa muaj, në lidhje me marrëdhënien e tyre, siç raportoi STAR. Megjithatë, më e rëndësishmja, pak para vrasjes, viktima dyshohet se e përmendi konkretisht këtë sekret. Kjo duket se e ka zemëruar 40-vjeçarin dhe ka çuar në vrasjen e tij.

    Previous ArticleDilema të mëdha – Horoskopi per sot, Ja cfare pritet…
    Next Article ‘Zoti ju rriti për vete o bijat e mia!’ Dalin fotot, këto janë dy motrat që humbën jetë nga aksidenti fatal i së Dielës!
    Të Fundit

    ‘Mos shkoni, kam parë një ëndërr të keqe…’ Ja ëndërra që paralajmëroi ngjarjen tragjike që i mori jetën 2 motrave

    August 25, 2025

    ‘Vera nuk ka mbaruar, termometri pritet të kap vlerën…’ Lajda Porja jep LAJMIN E PAPRITUR, ja sa do të shkojnë temperaturat!

    August 25, 2025

    Specialist në Ministrinë e Brendshme, ky është 23 vjeçari që aksidentoi për vd*kje motrat!

    August 25, 2025
    ShowBizi

    Aferdita hyn ne shenjen e Luanit ne 25 Gusht dhe kjo jave nis me disa shqetesime ne…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu…

    August 25, 2025

    Ish-banori i “BBVA”-së po bëhet baba për herë të dytë

    August 25, 2025

    Ne lule te Rinise/ Del foto e dy motrave qe humben jeten tragjikisht ne aksident

    August 24, 2025
    Tv Show

    Partnerja e re nuk po i ndahet Jozit, shfaqet krah tij këtë herë me portret…

    August 25, 2025

    “Mos shkoni se kam parë …”, DETAJE nga aksidenti që i mori jetën dy motrave në Sarandë

    August 25, 2025

    Java nis ters për 3 shenja të horoskopit, gushti përfundon me sfida dhe plot ngjarje të papritura

    August 25, 2025
    Horoskopi

    Aferdita hyn ne shenjen e Luanit ne 25 Gusht dhe kjo jave nis me disa shqetesime ne…/ Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Shehu…

    August 25, 2025

    ‘Ciftet e kësaj shenje do pësojnë lëkundje të mëdha, beqarët do kenë takime…’ Yjet paralajmërojnë ngjarje të mëdha në dashuri!

    August 25, 2025

    Tre shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë “si me magnet” në shtator!

    August 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.