Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Edukoi dhe mësoi me dhjetëra breza, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur në vendin tonë!

    0
    By admin on August 14, 2025 Të Fundit

    Në mëngjesin e 13 gushtit 2025, u shua në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit dhe një ndër gratë e para që sfidoi realitetin e kohës për t’u bërë pishtare e dijes në zonat rurale të Librazhdit.

    E lindur më 16 prill 1941 në Librazhd-Katund, Rabia u rrit mes sakrificave, pa figurën e të atit, i cili ndërroi jetë kur ajo ishte ende foshnje. E edukuar nga nëna dhe nga dashuria për dijen, ajo përfundoi arsimin 7-vjeçar në qytetin e Librazhdit, duke bërë çdo ditë mbi dy orë rrugë më këmbë.

    Në vitin 1959 u martua me Hyqmet Xhanin dhe u vendos në fshatin Gizavesh, ku përkushtimi i saj për arsimimin nuk u ndal. Ajo përfundoi me sukses Shkollën Pedagogjike në Elbasan dhe në vitin 1961 nisi punën si mësuese në shkollën e fshatit, duke hyrë në histori si e para grua mësuese vendase në Gizavesh dhe një nga të parat në gjithë rrethin.

    Për 30 vite, Rabia Xhani qëndroi në misionin e saj me përulësi dhe pasion, duke edukuar dhjetëra breza që sot mbajnë me krenari kujtimin e saj si një mësuese shembullore, humane dhe e përkushtuar. Ajo doli në pension në vitin 1991, por mbeti për dekada një figurë tepër e respektuar në komunitetin e zonës .

    “Ajo nuk ishte vetëm mësuese për nxënësit e saj. Ishte këshilltare, shpresë dhe mbështetje për një fshat të tërë. Do ta kujtojmë gjithmonë me krenari,” u shpreh një nga familjarët e saj.

    Ndërsa një nga ish-nxënësit e saj, tashmë mësues në pension, shton: “Isha vetëm 6 vjeç kur e dëgjova për herë të parë zërin e saj. Më mësoi të shkruaj emrin, por mbi të gjitha më mësoi të besoj te vetja. Falë saj jam ai që jam sot.”

    Me ndarjen nga jeta të Rabie Xhanit, Librazhdi humbi jo vetëm një arsimtare të palodhur, por një simbol të përparimit dhe emancipimit të gruas shqiptare në dekada të vështira.

    mesuese Rabie Isuf Xhani vdekje
    Previous Article“Termometri nuk do të shënojë më 40 gradë Celsius”/ Meteorologia jep lajmin e mirë: Pritet të ketë shira lokalë
    Next Article Ngjarje tronditëse! 33 vjecari hidhet nga kati i 4 i pallatit, ndërron jetë në vend!
    Të Fundit

    Shumë lekë dhe ndryshime rrënjësore në jetën tuaj! Tetori vjen me SURPRIZA dhe me shumë PARA

    September 28, 2025

    Ky detaj i babait të Gjestit në varrimin e të birit 15 vjecar po rrënon zemrat e të gjithëve! (FOTO)

    September 28, 2025

    Tërmet i fuqishëm në këtë vend, ka sa ishte magnituda!

    September 28, 2025
    ShowBizi

    “Më gënjyen, më mashtruan!” Tronditet studioja, babai shan rëndë vajzën

    September 28, 2025

    “Lajmi vitit! Njihuni me 2 shenjat e horoskopit që ne datën 10 do t’i hapen ‘portat e parave’

    September 28, 2025

    “Një e VËRTETË del në pah…”/ Klasifikimi ditor, renditja e 12 shenjave të horoskopit

    September 28, 2025
    Tv Show

    Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 shtator 2025

    September 28, 2025

    Pesë të plagosur nga aksidenti në Elbasan-Cërrik, dy prej tyre fëmijë të mitur

    September 28, 2025

    “Më gënjyen, më mashtruan!” Tronditet studioja, babai shan rëndë vajzën

    September 28, 2025
    Horoskopi

    “Lajmi vitit! Njihuni me 2 shenjat e horoskopit që ne datën 10 do t’i hapen ‘portat e parave’

    September 28, 2025

    Shumë lekë dhe ndryshime rrënjësore në jetën tuaj! Tetori vjen me SURPRIZA dhe me shumë PARA

    September 28, 2025

    “Një e VËRTETË del në pah…”/ Klasifikimi ditor, renditja e 12 shenjave të horoskopit

    September 28, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.