Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    E trishtë! Shuhet në moshën 84-vjeçare mësuesja e parë librazhdase me origjinë nga fshati! Kush ishte Rabie Xhani

    0
    By admin on August 14, 2025 TvShow

    Në mëngjesin e 13 gushtit 2025, u shua në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit dhe një ndër gratë e para që sfidoi realitetin e kohës për t’u bërë pishtare e dijes në zonat rurale të Librazhdit.

    E lindur më 16 prill 1941 në Librazhd-Katund, Rabia u rrit mes sakrificave, pa figurën e të atit, i cili ndërroi jetë kur ajo ishte ende foshnje. E edukuar nga nëna dhe nga dashuria për dijen, ajo përfundoi arsimin 7-vjeçar në qytetin e Librazhdit, duke bërë çdo ditë mbi dy orë rrugë më këmbë.

    Në vitin 1959 u martua me Hyqmet Xhanin dhe u vendos në fshatin Gizavesh, ku përkushtimi i saj për arsimimin nuk u ndal. Ajo përfundoi me sukses Shkollën Pedagogjike në Elbasan dhe në vitin 1961 nisi punën si mësuese në shkollën e fshatit, duke hyrë në histori si e para grua mësuese vendase në Gizavesh dhe një nga të parat në gjithë rrethin.

    Për 30 vite, Rabia Xhani qëndroi në misionin e saj me përulësi dhe pasion, duke edukuar dhjetëra breza që sot mbajnë me krenari kujtimin e saj si një mësuese shembullore, humane dhe e përkushtuar. Ajo doli në pension në vitin 1991, por mbeti për dekada një figurë tepër e respektuar në komunitetin e zonës .

    “Ajo nuk ishte vetëm mësuese për nxënësit e saj. Ishte këshilltare, shpresë dhe mbështetje për një fshat të tërë. Do ta kujtojmë gjithmonë me krenari,” u shpreh një nga familjarët e saj.

    Ndërsa një nga ish-nxënësit e saj, tashmë mësues në pension, shton: “Isha vetëm 6 vjeç kur e dëgjova për herë të parë zërin e saj. Më mësoi të shkruaj emrin, por mbi të gjitha më mësoi të besoj te vetja. Falë saj jam ai që jam sot.”

    Me ndarjen nga jeta të Rabie Xhanit, Librazhdi humbi jo vetëm një arsimtare të palodhur, por një simbol të përparimit dhe emancipimit të gruas shqiptare në dekada të vështira.

    Previous ArticleTemperatura të larta, por rikthehen reshjet e shiu! Ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme
    Next Article “Ditë shumë e paqëndrueshme kjo…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju ditën e sotme
    Të Fundit

    ‘Dy nëna që nuk dijnë ku ta gjejnë frymën…’ Luiz Ejlli bënë reagimin e papritur për vr*sjen e 14 vjecarit në Maliq!

    August 15, 2025

    Sa shumë lekë dhe mbarësi! Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që pritet të bëhen milionerë deri ne fund te 2025

    August 15, 2025

    Ngjarje e rëndë! U shpëtua nga policia, i riu shqiptar nuk arriti të mbijetonte dot. Humb jetën në spital

    August 15, 2025
    ShowBizi

    “E nënshkroi me vullnet të lirë”/ Drejtuesi i kompanisë rrëfen versionin e tyre pas akuzave të Gjestit

    August 15, 2025

    Këto shenja Horoskopi kanë mundësinë e artë për tu pasuruar deri në fund të vitit

    August 15, 2025

    “Lamtumirë, ylli ynë i ndritur”, shkolla “Talif Rexhepi” mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vr*rë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës

    August 15, 2025
    Tv Show

    Sapo kishte dalë nga burgu,Pl*gosje me thikë në vend, i riu në gjendje të rëndë…

    August 15, 2025

    Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda…

    August 15, 2025

    “Lamtumirë, ylli ynë i ndritur”, shkolla “Talif Rexhepi” mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vr*rë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës

    August 15, 2025
    Horoskopi

    Sa shumë lekë dhe mbarësi! Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që pritet të bëhen milionerë deri ne fund te 2025

    August 15, 2025

    Këto shenja Horoskopi kanë mundësinë e artë për tu pasuruar deri në fund të vitit

    August 15, 2025

    E PREMTE “E ZEZË”/ Gjithçka kthehet përmbys për këto 3 shenja

    August 15, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.