Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Mali i Zi/ Një ushtar i vd*kur, një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarje zjarresh

    0
    By admin on August 12, 2025 TvShow

    Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.

    Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin.

    Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit.

    Si pasojë e zjarreve është djegur edhe një shtëpi dhe disa prona. Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës.

    “Situata është pak më stabile. Nuk mund ta parashikojmë situatën, por besojmë se duke u angazhuar me shërbimet tona dhe me ndihmën e partnerëve tanë, ne do t’i kemi zjarret nën kontroll”, ka thënë Miodrag Beshoviq, drejtor gjeneral i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

    Për shkak të tymit dhe ajrit të ndotur, Instituti për Shëndetin Publik u ka rekomanduar qytetarëve që të shmangin daljen në ambiente të jashtme.

    Në Mal të Zi është aktiv alarmi i kuq, ndërsa era e madhe është duke vështirësuar fikjen e zjarreve.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke pranuar edhe ndihmë prej jashtë në përpjekje për t’i shuar zjarret.

    Një ushtar kanadez prej Kroacisë ka arritur në Mal të Zi, në kuadër të ndihmës që ofrohet nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile.

    Qeveria e ka aktivizuar mekanizmin për bashkëpunim ndërkombëtar me NATO-n dhe shtetet e rajonit, me qëllim të pranimit të ndihmës prej jashtë.

    Austria do t’i dërgojë 100 persona me të gjitha pajisjet për shuarje të zjarrit, kanë thënë autoritetet austriake.

    Edhe Italia do ta dërgojë një aeroplan për t’i luftuar zjarret.

    Më 11 gusht, në Mal të Zi ka arritur edhe një helikopter prej Serbisë, me shtatë persona.

    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq ka thënë se policia ka sinjale se disa prej zjarreve janë ndezur qëllimshëm.

    “Është shumë e çuditshme dhe e dyshimtë se si zjarret janë ndezur në zona krejtësisht të ndryshme”, ka thënë Spajiq, duke përmendur rëndësinë e ashpërsimit të dënimeve për zjarrvënie të qëllimshme.

    Në dy muajt e fundit, autoritetet i kanë ndjekur penalisht gjashtë persona për ndezje zjarresh në disa qytete malazeze.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale dhe që të raportojnë nëse shohin ndonjë tentim për ndezje zjarri.

    Me zjarre pyjore janë duke u përballur me shtetet tjera të Ballkanit, përfshirë Kosovën.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka thënë më 11 gusht se janë regjistruar 51 vatra zjarri dhe 19 prej tyre kanë qenë aktive deri në orët e vona të natës.

    Situata më e rënduar është regjistruar në Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë.

    Edhe këtë javë, rajoni i Ballkanit do të përballet me temperatura të larta, që i afrohen 40 gradë Celsiusit./REL

    Previous ArticleHumb jetën nje person që ndezi zjarrin në kopshtin e banesës në Gramsh, situata e rënduar në disa fshatra
    Next Article I moshuari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri, kur e gjeta…
    Të Fundit

    ‘Më dridhen gjunjët, Zoti na shpëtoftë…’ Flet i tmerruar banori i fshatit në Grmash ‘Motrën e kam atje…’

    August 13, 2025

    Aksidenti i frikshëm i merr jetën të riut shqiptar, zbardhen detajet tr*nditëse!

    August 13, 2025

    Ngjarje tronditëse! Gjendet i p*jetë pushuesi në plazhin e Vlorës, ja detajet e para

    August 13, 2025
    ShowBizi

    “Kujdes me financat”, ja si parashikohet Horoskopi për sot

    August 13, 2025

    “Të dielën, rreziku i…”/ 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat më pak të favorshme të JAVËS

    August 12, 2025

    I moshuari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri, kur e gjeta…

    August 12, 2025
    Tv Show

    Aksident i RËNDË! Një i vd*kur dhe një i plagosur (EMRAT)

    August 13, 2025

    Dy v*ktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

    August 13, 2025

    Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 13 Gusht 2025

    August 13, 2025
    Horoskopi

    “Kujdes me financat”, ja si parashikohet Horoskopi për sot

    August 13, 2025

    “Të dielën, rreziku i…”/ 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat më pak të favorshme të JAVËS

    August 12, 2025

    ‘Ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme!’ Horoskopi për sot, bëhuni të fortë, kjo ngjarje do ju trondis shumë!

    August 12, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.