Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Miliona € drejt Peqinit, kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai

    0
    By admin on August 11, 2025 TvShow

    Euronews Albania publikon mesazhe të tjera nga dosja e kartelit shqiptar të drogës që arriti të ndikonte në çmimin e kokainës në Europë.

    Ky grup po hetohet nga SPAK, ndërsa në përgjime dalin shumat e mëdha monetare që përfitohen, të cilat arrijnë në miliona euro.

    Një prej personave të dyshuar nga SPAK si pjesë e kartelit shqiptar të drogës jetonte në Paraguai, nga ku sasi të jashtëzakonshme droge niseshin drejt vendeve të BE-së.

    “Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike.

    Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro.

    Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë. Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin ‘Jul’ (emri i mëparshëm i Fadil Ballës), se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.

    Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndëve narkotike.

    Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin më me lëndë narkotike.

    Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguai.

    Biseda e përftuar midis vëllezërve Çela është:

    ‘Me kismet fundjavës t’kaloj 1M në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus ktej… Po çon dhe lekë në Shqipëri’.”

    Në dosje flitet për shuma të frikshme qarkullimi parash. Në një rast, mbi 1 milion euro janë dërguar në Peqin.

    “Në orën 10:39:46, Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, të cilin e bën me dije se ka marrë një shumë të cilën ai e përshkruan si ‘1.160’, shumë e cila dyshohet se është 1 milion e 160 mijë euro, nga ‘shoku’.

    ‘Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR’.

    Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin shtetasi Denis Daja.

    … Më tej, Ervis i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të shtetasit Fadil Balla, të cilit i referohet si “Shijaksi”.

    11.21.3. Në orën 11:08:36, Franc Gergely komunikon me Ervis Çelën, të cilit i shkruan:
    ‘Ça bane?… Mëngjes… I, 150,000 € ka dorëzu tisot. Javës që vjen me kismet 1/1.2M tjera…’

    Previous ArticleArbana emocionon babain me suprizën në dasmën e vëllait
    Next Article Çfarë të hamë për mëngjes?! Ja ku i keni 8 mëngjese fantastike nga Blerina Bombaj
    Të Fundit

    Jetoi me qentë, vd*q mes tyre/ Ndërron jetë në kasollen e varfër Fredi, kujdesej për 200 qen endacakë!

    September 29, 2025

    Konflikt i rëndë në familje! Gruaja godet me sendet të forta në kokë bashkëshortin, ai…

    September 29, 2025

    ‘Magji në dashuri dhe një fillim i ri…’ Yjet sjellin lajme FANTASTIKE për këto 5 shenja!

    September 29, 2025
    ShowBizi

    Peshores i ikën ‘kurora’ e fatit nga duart, Meri Shehu ia kalon një tjetër shenje

    September 29, 2025

    Moderatori i njohur zbulon datën e nisjes së BBVK

    September 29, 2025

    Horoskopi për javën e parë të tetorit, paralajmërimi i Meri Gjinit: Ky muaj zbulon të fshehtat e mëdha, kush duhet të ruhet

    September 29, 2025
    Tv Show

    LAJM I FUNDIT/ Gruaja pl*gos burrin, e g*det me hekur në kokë…

    September 29, 2025

    Tetori i kurtheve! Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këto data

    September 29, 2025

    Shqipe Hysenaj: Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

    September 29, 2025
    Horoskopi

    Peshores i ikën ‘kurora’ e fatit nga duart, Meri Shehu ia kalon një tjetër shenje

    September 29, 2025

    ‘Magji në dashuri dhe një fillim i ri…’ Yjet sjellin lajme FANTASTIKE për këto 5 shenja!

    September 29, 2025

    ‘Kurthe, intriga dhe pabesi…’ Astrologia e njohur jep ALARMIN për këto shenja për muajin Tetor

    September 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.