Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Flet avokati i ish-policit që dh*noi 18-vjeçarin

    0
    By admin on July 28, 2025 TvShow

    Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i efektivit të policisë Ardian Isufi,

     

     

    ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dhunshme në një lokal në Vlorë, ku dy persona, mes tyre edhe një efektiv jashtë shërbimit, u përfshinë në sulm fizik ndaj një kamarieri.

    Në deklaratën për mediat, Cakrani këmbënguli se klienti i tij nuk ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë.

    “Gjestin nuk e justifikoj, është i dënueshëm moralisht, por nuk mund të lejojmë që një punonjës policie të bëhet mish për top për publikun,” tha ai.

    Avokati vuri në dyshim autenticitetin e videove të shpërndara në rrjet, duke i cilësuar si “pamje të cunguara”, që sipas tij nuk pasqyrojnë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai pretendon se pas incidentit me kamarierin, efektivi është dhunuar nga rreth 15 persona.

    Për përgjegjësinë konkrete, Cakrani theksoi se dhuna fizike është ushtruar nga miku i Isufit dhe jo vetë efektivi. “Klienti im nuk ka ushtruar dhunë, por është për t’u kritikuar që nuk ndaloi shokun e tij,” deklaroi ai.

    Cakrani kërkoi gjithashtu hetim për dhunën ndaj efektivit të policisë pas ngjarjes. Ai e konsideroi të papranueshme çdo akt dhune, edhe nëse ai vjen si reagim ndaj një tjetër dhune.

    Në lidhje me akuzat se Isufi ka goditur edhe pronarin e lokalit, avokati u shpreh se edhe nëse kjo vërtetohet, reagimi i pronarit duhet të kishte qenë institucional, jo fizik.

    Në përfundim, Cakrani kërkoi publikimin e të gjitha pamjeve filmike dhe shtoi: “Nëse ato tregojnë qartë se klienti im ka ushtruar dhunë, nuk do të dalë më askund në publik.”

    Por deklaratat e tij bien ndesh me pamjet tashmë të shpërndara, të cilat tregojnë qartë skenën e dhunës ndaj kamarierit – jo vetëm shtyrje, por edhe goditje të përsëritura dhe kërcënime të hapura.

    Kërkesa për transparencë, kur provat janë publike dhe flasin vetë, shihet më shumë si tentativë për të relativizuar një situatë të pakontestueshme.

    Previous ArticleRenditja e shenjave nga më me fat te më të sfiduarat në dashuri dhe punë për JAVËN 28 korrik – 3 gusht
    Next Article Aksident i rëndë në vend: Makina përplaset me kamionin, 2 persona nisen me urgjenc ne spital!
    Të Fundit

    Mos bini pre e tyre, bëni kujdes! Këto 3 shenja të horoskopit janë MJESHTRA të manipulimit!

    September 12, 2025

    A përfaqëson ‘Ministrja Diella’ aktoren e njohur? Ja cfarë po aludohet për identitetin e saj

    September 12, 2025

    Fundjava me surpriza të mëdha! Paolo Fox sjellë lajmin e madh për këto shenja, e shtuna do ju…

    September 12, 2025
    ShowBizi

    Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të RRUFESHME për këto shenja të zodiakut!

    September 12, 2025

    U tha se do te qendroje ne Top Channel/ Zbulohet me ne fund emisioni qe do te drejtoje Egli Tako…

    September 12, 2025

    Saturni dhe Urani në retrogradë, periudhë e VËSHTIRË për këto dy shenja të horoskopit deri në fund të vitit

    September 12, 2025
    Tv Show

    Fundjava me surpriza të mëdha! Paolo Fox sjellë lajmin e madh për këto shenja, e shtuna do ju…

    September 12, 2025

    Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

    September 12, 2025

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e shtunë 13 shtator 2025

    September 12, 2025
    Horoskopi

    Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të RRUFESHME për këto shenja të zodiakut!

    September 12, 2025

    Mos bini pre e tyre, bëni kujdes! Këto 3 shenja të horoskopit janë MJESHTRA të manipulimit!

    September 12, 2025

    Fundjava me surpriza të mëdha! Paolo Fox sjellë lajmin e madh për këto shenja, e shtuna do ju…

    September 12, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.