Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Qëndroi i mbyllur në makinë për rreth katër orë, humb jetën fëmija 2-vjeçar…

    0
    By admin on July 2, 2025 TvShow

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Valls të Katalonjës, në Spanjë, ku një fëmijë rreth dy vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi ka qëndruar i mbyllur për rreth katër orë në një makinë të parkuar, në mes të temperaturave përvëluese.

    Sipas raportimeve të agjencisë Efe, autoritetet po hetojnë mundësinë që fëmija të jetë harruar aksidentalisht nga babai i tij, i cili kishte shkuar në punë, duke e lënë makinën pranë kompanisë ku punonte. Temperaturat në zonë kishin kapur mbi 36 gradë Celsius, veçanërisht në orët 12:00-15:00, kur edhe besohet se fëmija ndodhej i mbyllur në automjet.

    Një kalimtar që kishte dyshime për praninë e një fëmije në vështirësi në makinë e informoi menjëherë babain, i cili vrapoi në përpjekje për ta shpëtuar të birin dhe e nxori nga automjeti, duke tentuar ta çonte në një zonë të freskët. Por, fatkeqësisht, shërbimet e urgjencës konstatuan se ishte shumë vonë për të ndërhyrë, ndërsa babai ka përjetuar një gjendje të rëndë shoku pas marrjes së lajmit për humbjen e të birit.

    Policia katalanase ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autopsia do të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes, me hipotezën kryesore të lidhur me goditjen fatale nga nxehtësia.

    Kjo tragjedi vjen në një moment kur Katalonja po përballet me temperatura rekord dhe një situatë të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që kanë përfshirë rajonin. Dy persona humbën jetën në komunën e Coscò-së, brenda perimetrit të një zjarri të përmasave të mëdha që ka djegur mbi 5,000 hektarë tokë.

    Ekspertët paralajmërojnë se valët ekstreme të të nxehtit po rrezikojnë gjithnjë e më shumë jetët e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të moshuarve, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe masa parandaluese në përballje me këto kushte të vështira klimatike.

    Previous ArticleGjykata merr këtë vendim për babain që ab*zoi me vajzën e tij…
    Next Article Luiz Ejlli shpërthen: Ja çfarë do t’i bëja unë atij që ab*zoi me vajzën e vet…
    Të Fundit

    Po arratiseshin me shpejtësi ‘skëterrë’, 18-vjeçari shqiptar vd*s në aksident gjatë ndjekjes policore!

    September 12, 2025

    Kush tha që Vera mbarojë? Lajda Porja jep lajmin e madh për fundjavën dhe ditët e ardhshme të Shtatorit!

    September 12, 2025

    Diella në parlament, Rama tregon se cfarë i tha ‘Kurrë mos e pengo kundërshtarin të…’

    September 12, 2025
    ShowBizi

    Ja ndaj kujt të ruheni! Këto shenja horoskopi janë më hakmarrëset

    September 11, 2025

    Blero përfundon në spital, kjo është gjendja e tij shëndetësore

    September 11, 2025

    Horoskopi i Shtatorit – Shenjat që Duhet të Kujdesen nga Humbjet dhe Pabarazitë

    September 11, 2025
    Tv Show

    Aksident me vd*kje në autostradë! Autobusi me targa greke përplas për vd*kje shoferin (EMRI)

    September 12, 2025

    E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

    September 12, 2025

    Top Channel e konfirmon: Egli Tako rikthehet në ekran si prezantuese e këtij emisioni

    September 11, 2025
    Horoskopi

    ‘Mos bëni gabim të qëndroni në qetësi…’ Ditën e keni plot me trazira, ja si duhet të veproni!

    September 12, 2025

    Ja ndaj kujt të ruheni! Këto shenja horoskopi janë më hakmarrëset

    September 11, 2025

    Horoskopi i Shtatorit – Shenjat që Duhet të Kujdesen nga Humbjet dhe Pabarazitë

    September 11, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.