Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Aftësitë Shëruese te ROZMARINES për Kujtesën, Reumatizmën dhe Dhimbjet e Muskujve

    0
    By admin on June 15, 2025 Këshilla AI
    Rozmarina

    Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe.

    Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”.

    Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare.

    Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë.

    Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjërësisht nëpër dasma dhe ceremoni.

    Rozmarina dhe Vlerat Shëndetësore
    Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin.

    Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

    Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.

    Blerjet u përqendruan kryesisht në rradhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë.

    Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru.

    Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve.

    Vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare, reumatizmën dhe artritin.

    Rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave.

    Vaji i rozmarinës dhe çaji i saj janë përdorur gjithashtu për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe për rritjen e tyre.

    Si Ta Përgatisni Çajin e Rozmarinës
    Përbërësit:
    1 filxhan me qumësht

    Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë

    Një lugë çaji me mjaltë

    Ndajeni degën e rozmarinës dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

    Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

    Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë.

    Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

    Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja sepse ka nevojë për pak përkujdesje.

    Si Ta Rrisni Rozmarinën Në Shtëpi
    Kur të vijë pranvera merrni një degë rozmarine dhe vendosni në një vazo të vogël.

    2/3 e vazos duhen mbushur me rërë të trashë dhe një e treta me plehun organik.

    Vendoseni vazon në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.

    Ujiteni rregullisht dhe mbajeni atë në një vend të ngrohtë deri sa dega të zënë rrënjë.

    Ky proçes zakonisht zgjat për tre javë.

    Sapo fidanët të kenë zënë rrënjë, atëherë ju mund t’i zhvendosni në vazo më të mëdha ose në kopsht.

    Rozmarina kërkon një ujitje mesatare dhe i pëlqen uji i shiut.

    Ajo është një bimë e lumtur që lulëzon në temperatura si të ngrohta edhe të ftohta, buzë detit ose në male.

    Kur ajo të jetë rritur, mblidheni rozmarinën sipas dëshirës.

    Shkurrja do të vazhdojë të rritet e të prodhojë sipas dëshirës.

    Duke qenë se rozmarina është bimë e e përhershme, frytet e saj do t’i shijoni gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

    Rozmarina
    Previous ArticleKundravajtja u kushtoi jetën/ Aksident në autostradë, një i vd*kur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë…
    Next Article Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin
    Të Fundit

    ‘Punon për shpenzimet e shkollës, është me 10…’ reagon mësuesja e kamarierit 18 vjecar që u dh*nua nga shefi i Policisë!

    July 27, 2025

    Nga 2026 nuk do ketë më “çek bebe”! Qeveria e zëvendëson me pagesë mujore deri në moshën… (Detaje)

    July 27, 2025

    Efektivi i policisë dh*noi kamarierin, reagon kryeministri Edi Rama ‘Sa të dalë nga spitali…’

    July 27, 2025
    ShowBizi

    Dh*na ndaj kamerierit nga efektivi në Vlorë, reagon Rama: Sa të dalë nga spitali do ta..

    July 27, 2025

    U dh*nua nga nënkomisari në Vlorë, kamarieri tregon shenjat në fytyrë: Më goditën tre herë për një bidon ujë tepër

    July 27, 2025

    E diel e trishtë! Humb jeten një person në bregdet, zbardhen detajet e para

    July 27, 2025
    Tv Show

    E rëndë/ Ishte me pushime, gjendet pa shenje jete nga familjarët një 20-vjeçar, ja çfarë dyshohet (Emri)

    July 27, 2025

    Reagon kryeministri Rama dhe merr vendimin e ashpër ndaj oficerit që dhunoi kamarierin

    July 27, 2025

    Dyshohet se ngacmoi s*k’sualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet babai në Lezhë

    July 27, 2025
    Horoskopi

    Një e Diel e tensionuar, me të papritura dhe ndodhi! Energjia e kësaj dite do ju…

    July 27, 2025

    “Kujdes në marrëdhëniet me partnerin…”/ Horoskopi për sot: Dita është shumë pozitive për…

    July 27, 2025

    Ju erdhi dita dhe juve! 5 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ditët më të bukura të vitit!

    July 26, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.