Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Si ta parandalojme Diabetin? Keto jane pese hapa qe mund te beni ne shtepi.

    0
    By admin on June 14, 2025 ShowBizi
    Diabeti

    Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.

    Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit pasi prek rreth 5% të njerëzve.

    Ndaj edhe parandalimi i tij është shumë i rëndësishëm duke qënë se rrezikon çdo ditë njerëz nga të gjitha moshat.

    Është shumë e rëndësishme të ndiqni rregulla strikte nëse ndjeni që jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje.

    Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

    Baza nga ku mund të filloni me parandalimin e kësaj sëmundje është sigurisht ushqimi dhe stili i jetesës.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pesë hapa të thjeshtë se si mund të parandaloni prekjen nga diabeti.

    Konsumoni shumë fibra
    Ushqimet e pasura me fibra janë një mik shumë i mirë i trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

    Fibrat përveçse do të ndihmojnë në balancimin e shëndetëshëm të sheqerit në gjak, ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

    Ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë edhe në humbjen në peshë pasi ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur në mënyrë të shëndetëshme.

    Sasi të mëdha fibre mund të gjeni tek frutat si banania, portokalli, mollët apo luleshtrydhet.

    Tek perimet zgjidhni perimet me lëkurë të errët pasi sa më e errët lëkura aq më shumë fibra përmbajnë ato.

    Këtu fusim spinaqin, karrotat, patatet apo brokolit.

    Konsumoni shumë drithëra
    Shumë nga ushqimet tuaja më të preferuara janë të përbëra nga drithërat, duke filluar që nga orizi apo gruri.

    Ushimet me bazë gruri dhe drithërash e ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur më shpejt.

    Gjithashtu do të balancojnë dhe nivelin e sheqerit në gjak që është një nga shkaktarët kryesor të diabetit.

    Humbisni në peshë
    Nëse jeni mbipeshë hapi i parë drejt parandalimit të diabetit është sigurisht reduktimi i kësaj peshe.

    Çdo kilogramë i humbur në këtë rast është një mundësi e fituar për jetesë të mirë e të shëndetëshme.

    Një studim i fundit tregoi se personat që merrën më aktivitet fizik dhe humbasin rreth 7% të peshës së tyre trupore ulin rrezikun e prekjes nga diabeti me 60%.

    Karbohidratet
    Dietat strikte me pak karbohidrate dhe pak kalori mund t’ju ndihmojnë të humbsini shpejt në peshë, por nuk ndihmojnë dibetin.

    Nëse i mohoni trupit tuaj marrjen e vitaminave dhe karbohidrateve të nevojshme ju limitoni edhe vlerat e tyre ndaj trupit tuaj.

    Aktiviteti fizik
    Është shumë e rëndësishme që krahas regjimit të striktë ushqimor të ushtroheni rregullisht.

    Jetesa aktive mund të ulë sheqerin në gjak dhe të mbushë trupin tuaj me insulin natyrale.

    Këta dy faktorë do t’a mbajnë sëmundjen e diabetit shumë larg trupit tuaj duke ju dhuruar një jetesë të shëndetëshme.

    Sigurohuni të paktën të ecni rregullisht, të ngjisni shkallët apo të mereni me ushtrime aerobike.

    Kur duhet të shkoni tek mjeku
    Shoqata Amerikane e Diabetit, të cilit i referohet AgroWeb.org i rekomandon rregullisht kontrollet e diabetit për personat që janë mbi 45 vjeç.

    Nëse jeni mbipeshë është e këshillueshme të kontrolloheni shpesh në çdo moshë pasi jeni më të rrezikuar.

    Ndërsa pas moshës 45 vjeç këshillohet kontrolli i trupit çdo vit./AgroWeb.org

    Diabeti
    Previous ArticleNgjarje tragjike! Nënë e bijë u gjetën të vd*kura në një park të Romës, zbardhen detaje te renda!
    Next Article U perfolen per ‘xhelozi’, Olta Gixharit i mbushi djali 1 vjec por a ishte e ftuar teze Gerta Gixhari??? (Foto)
    Të Fundit

    Dashuri, para dhe energji të mira! Këto 3 shenja do i mbulojë lumturia këtë javë!

    September 16, 2025

    I moshuari në vend tenton vetëvr*sjen me th*kë, por më pas…

    September 16, 2025

    Trishtim! Mbyll sytë përgjithmonë një nga operatorët më të njohur të RTSH-së!

    September 16, 2025
    ShowBizi

    A jeni në listë? 3 shenjat më me pak fat të JAVËS: Debate, keqkuptime dhe tensione…

    September 16, 2025

    ‘Keni zënë rrënjë’, ‘Yll’, Vajza e Ardit Gjebreas, Ana si prezantuese ndez reagime ne rrjet

    September 15, 2025

    Java nis me dashuri dhe mbyllet me humbje parash! Meri Shehu paralajmëron dy datat e vështira

    September 15, 2025
    Tv Show

    Loredana Brati nis kapitull të ri, bëhet pjesë e emisionit “Për’puthen”

    September 16, 2025

    “Para të vjedhura nga fonde publike”- Dasma përrallore e Genar Topallit me Cindy Marina, “shpërthen” Eva Murati pas martesës së ish-it të saj

    September 16, 2025

    E MARTË, DITË TERSI! Kujdes në dashuri! Nëse sapo keni mbyllur një histori, mos mendoni se…

    September 16, 2025
    Horoskopi

    Dashuri, para dhe energji të mira! Këto 3 shenja do i mbulojë lumturia këtë javë!

    September 16, 2025

    A jeni në listë? 3 shenjat më me pak fat të JAVËS: Debate, keqkuptime dhe tensione…

    September 16, 2025

    Mbajeni mend këto data këtë javë! Meri Shehu paralajmëron për të PAPRITURA TRONDITESE!

    September 15, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.