Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Sakrifica e një heroi shqiptar! U hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët, Greqia shpërblen guximin e tij

    0
    By admin on June 14, 2025 ShowBizi

    Levian Goga, shqiptari nga Berati që u bë simbol i guximit dhe humanizmit pas aktit të tij heroik në lumin Arachthos,

    ndodhet aktualisht në spitalin e Artës për shkak të komplikacioneve në frymëmarrje.

    Ngjarja tronditëse ndodhi të mërkurën e kaluar, kur Goga, pa hezituar, u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë të mitur që po mbyteshin.

    Pas shpëtimit dramatik, ai shfaqi kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen, çka e detyroi të kërkonte ndihmë mjekësore.

    Mediat greke raportojnë se pas një vizite te një mjek privat, Goga u këshillua t’i nënshtrohej analizave të specializuara në spital. Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ndërhyri personalisht duke urdhëruar dërgimin e një ambulance që e transportoi menjëherë në spitalin e Artës. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën, por po monitorohet me kujdes.

    Një akt heroik që tronditi Greqinë

    Goga, i cili ndodhej në një kafene pranë vendit të ngjarjes, e braktisi gjithçka sapo dëgjoi britmat dhe u hodh në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos për të shpëtuar dy djemtë e mitur që po mbyteshin. Dy fëmijët, një 14-vjeçar dhe një 12-vjeçar, kishin rënë në lumë gjatë një loje dhe fatkeqësisht, pësuan vdekje klinike, sipas raporteve të mediave greke.

    Prindërit e të miturve kanë marrë një vendim tejet fisnik, duke dhuruar organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera.

    Do të nderohet me shtetësi greke

    Aktit të Gogës nuk i kanë munguar as reagimet e mirënjohjes. Autoritetet greke kanë paralajmëruar se ai do të nderohet me shtetësinë greke për veprimin e tij të jashtëzakonshëm. Një vendim që është përshëndetur gjerësisht si një akt simbolik i vlerësimit për kontributin njerëzor pa dallime kombësie.

    Levian Goga ka emigruar në Greqi 24 vjet më parë, në moshën 17-vjeçare. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Athinë, duke punuar në kushte të vështira. Sot jeton në qytetin e Artës me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, 10 dhe 6 vjeç, në një jetë të qetë dhe modeste – derisa një akt i jashtëzakonshëm guximi e bëri atë një hero të heshtur të dy popujve.

    Previous ArticleKanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3 shenjat më xheloze të horoskopit
    Next Article Arrestohet 39-vjeçari në Kamëz, përplasi pesë këmbësorë gjatë manovrave të rrezikshme…
    Të Fundit

    Trishtim! Prej pesë dekadash u shërbeu me ndershmëri pacientëve, ndahet nga jeta farmacisti i njohur!

    August 7, 2025

    E rëndë! Minatori humbi jetën, zbardhen detajet tronditese

    August 7, 2025

    Ngjarje tragjike: Gruaja bie nga dritarja e tualetit, humb jetën në vend

    August 7, 2025
    ShowBizi

    Ish banorja e Big Brother Vip qe u perfol shume ndan foton e parë me partnerin

    August 8, 2025

    E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

    August 8, 2025

    Rozana Radi flet per here te pare për raportin me Gjestin

    August 7, 2025
    Tv Show

    4-vjeçari goditet për vdekje nga autobuzi teksa po dilte nga spitali

    August 8, 2025

    E rëndë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për p*rdh*nim: Ka abuzuar s*ksualisht me mua

    August 8, 2025

    Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vde*ur dhe 9 të shtruar në spital në Itali

    August 8, 2025
    Horoskopi

    E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

    August 8, 2025

    Duke filluar nga sot, 7 gusht, vetmia merr fund për këto shenja të Horoskopit

    August 7, 2025

    ‘Paqendrueshmëri dhe të papritura…’ Një ditë me tensione dhe sfida do ju mbërthejë!

    August 7, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.