Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Cilat janë shenjat e para të artritit reumatoid që s’duhen nënvlerësuar

    0
    By admin on March 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Simptomat e artritit reumatoid mund të përfshijnë ënjtje, inflamacion dhe ngurtësi në gishta, krahë, këmbë dhe kyçet e dorës,

    që ndodhin në të njëjtat nyje në të dyja anët e trupit, të cilat bëhen më prezente veçanërisht pas zgjimit. Por, fillimi dhe paraqitja e sëmundjes varet shumë edhe nga mosha e pacientit.

    Në moshat më të reja artriti reumatoid fillon me temperaturë të lartë, me dhimbje të kyçeve apo me prekje të kyçeve të kolonës vertebrale, ndërsa në moshat më të mëdha fillon me temperaturë të lartë dhe prekje të organeve pa evidencë të mirëfilltë të prekjes së kyçeve.

    Mendohet që personat që kanë një predispozitë familjare, pra, që kanë një familjar të rrethit të parë dhe të dytë me artrit, janë më të predispozuar për të bërë artrit. Por vetëm gjenetika nuk mjafton pasi ndikojnë edhe faktorë të tjerë të ambientit, siç mund të jenë viruset, bakteret, myket, përdorimi i duhanit etj.

    Më poshtë janë simptoma të artritit që nuk duhet t’i injoroni, pasi ato mund të jenë simptoma të komplikimeve ose efekteve anësore nga mjekimi që merrni.

    ETHET

    “Ethet mund të sinjalizojnë diçka serioze ose sëmundje shumë aktive ose infeksion”, thonë mjekët reumatologë. Infeksionet mund të përkeqësohen shpejt nëse jeni duke marrë ilaçe që e rrisin sistemin imunitar, prandaj është e rëndësishme që të merrni trajtim sa më shpejt.

    PROBLEMET E FRYMËMARRJES

    Nëse vuani nga artriti reumatoid, ju jeni në një rrezik më të lartë për të pasur probleme me mushkërinë. Ndaj edhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse keni kollë që nuk do të largohet ose keni vështirësi në frymë- marrje edhe gjatë aktiviteteve normale.

    DHIMBJE STOMAKU OSE PROBLEME DIGJESTIVE

    Sëmundja e artritit në vetvete rrit shanset për ulcera, gjakderdhjen e stomakut dhe komplikacione të tjera si koliti apo diarreja, të cilat mund të jenë shenjë paralajmëruese se prezenca e shumë baktereve në zorrët tuaja është jashtë bilancit.

    SHPIME NË PJESË TË NDRYSHME TË TRUPIT

    Nyjet tuaja të fryra mund të shtyjnë kundër nervave, gjë që mund t’ju bëjë të keni ndjesinë e shpimeve në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Vende të zakonshme për të ndodhur këto janë bërrylat, këmbët dhe kyçet e dorës. Inflamacioni i enëve të gjakut, i quajtur vaskuliti, mund, gjithashtu, të shkaktojë mpirje.

    PROBLEMET E SYVE

    Inflamacioni, i cili vjen me sëmundjen tuaj, mund të dëmtojë sytë. “Dhimbja e syve ose skuqja që shkon duke u përkeqësuar duhet të vlerësohen menjëherë”, apelojnë mjekët.

    KOCKAT E THYERA

    Disa medikamente që përdoren për trajtimin e artritit reumatoid mund të shkaktojnë humbjen e kockave, gjë që shton apo rrit rrezikun e thyerjeve. Edhe kockat tuaja mund të dobësohen nëse shmangni stërvitjen dhe aktivitetin fizik. Një kockë e thyer mund të jetë një shenjë që ju po zhvilloni osteoporozën.

    NDRYSHIMET E HUMORIT

    Depresioni ose ankthi ndonjëherë shkojnë së bashku me këtë sëmundje. Kjo ndodh me rreth një të tretën e njerëzve me artrit. Bisedoni me mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim apo luhatje të humorit. Ai mund të sugjerojë terapi ose ilaçe për të ndihmuar në trajtimin e tij.

    HUMBJA E DËGJIMIT

    Disa kërkime sugjerojnë që RA ose ilaçet që përdoren për ta trajtuar atë mund të shkaktojnë probleme dëgjimi. Nëse ju ose familja juaj vëreni një ndryshim në aftësinë tuaj për të dëgjuar, mjeku juaj mund të jetë në gjendje të rregullojë medikamentet tuaja ose të rekomandojë një aparat dëgjimi.

    Previous ArticleMjeku tregon pse marramendja eshte shqetësuese nëse përsëritet disa herë gjatë ditës
    Next Article Babai i Jozit ka një kërkesë për prindërit e Loredanës, ja cfarë thotë ai për lidhjen e të rinjve!
    Të Fundit

    Moti bënë kthesën drastike në këtë ditë të javës? Lajda Porja bënë parashikimin për 5 ditët e arshshme!

    September 16, 2025

    ‘Mori në qafë nënën e saj…’ flasin dëshmitarët pas aksidentit me vd*kje në vend ‘Gruaja e tij ishte shtatëzënë…’

    September 16, 2025

    E fundit: Lëkundje tërmeti në vendin tonë, ja epiqendra dhe magnituda!

    September 16, 2025
    ShowBizi

    Rizarta rikthehet në ekran – ja ku do ta shohim këtë sezon

    September 16, 2025

    Rikthehet Turjan Hysko me një super risi: “Do të ndryshojë rregullat e lojës!”

    September 16, 2025

    A jeni në listë? 3 shenjat më me pak fat të JAVËS: Debate, keqkuptime dhe tensione…

    September 16, 2025
    Tv Show

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 shtator 2025

    September 16, 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 shtator 2025

    September 16, 2025

    E TRISHTË/ Ndërron jetë operatori i njohur i RTSH-së!

    September 16, 2025
    Horoskopi

    Ndryshime të mëdha dhe probleme të rënda! Yjet ju paralajmërojnë për ditën e nesërme

    September 16, 2025

    Dashuri, para dhe energji të mira! Këto 3 shenja do i mbulojë lumturia këtë javë!

    September 16, 2025

    A jeni në listë? 3 shenjat më me pak fat të JAVËS: Debate, keqkuptime dhe tensione…

    September 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.