Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ushqimet që duhet të konsumoni për të kuruar aneminë

    0
    By admin on March 16, 2025 Këshilla Shëndeti

    Anemia ndodh kur në gjak zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut.

    Simptoma më e zakonshme e anemisë është lodhja. Shenjat dhe simptomat e tjera përfshijnë:

    -Frymëmarrje të ngadaltë

    -Marrje mendsh

    -Dhimbje koke

    -Duar dhe këmbë të ftohta

    -Lëkurë të zbehtë

    -Dhimbje gjoksi

    -Aritmi (rrahje të parregullt të zemrës).

    Rreth 50% e rasteve të anemisë janë si rezultat i hekurit të pamjaftueshëm në trup por kjo ndryshon midis grupeve të popullsisë.

    Sipas Lisa Moskovitz,nga grupi “New York Nutrition”, “Është e rëndësishme që të konsumoni mjaft ushqime të pasura me hekur, veçanërisht nëse jeni në rrezik ose jeni diagnostikuar me anemi dhe mungesë hekuri. Vetëm rritja e konsumit të hekurit në dietën tuaj mund të ndihmojë në transportimin e oksigjenit më të mirë në gjak për të rregulluar shëndetin”.

    Nëse dyshoni se keni anemi, është mirë që të vizitoheni tek mjeku, i cili mund të kryejë disa teste për të diagnostikuar siç duhet. Moskovitz thotë, “Vitaminat me hekur janë të domosdoshme vetëm nëse ju jeni diagnostikuar me mungesë hekuri ose anemi. Ato nuk duhet të merren në çdo rast tjetër dhe gjithmonë duhet të pyesni mjekun në rast se doni të merrni vitamina të tilla.

    Në disa raste, edhe pse trupi juaj është në gjendje të ruajë hekurin, ai nuk mund ta bëjë atë. Kjo do të thotë që ju duhet ta merrni nga ushqimi ose suplementet.

    Më poshtë ju tregojmë pesë ushqime të pasura me hekur që mund t’i shtoni në dietën tuaj.

    Mishin e gjoksit të pulës

    Sipas dietologëve trupi thith dy deri në tre herë më shumë hekur nga kafshët sesa nga bimët. Sipas mjekut të famshëm Isabel Smith, mishi i bardhë i gjoksit të pulës është një ushqim shumë i mirë për të kuruar aneminë, pasi kështu konsumoni proteinat e gjakut nga kafshët.

    Mish i kuq

    Për të marrë të paktën 22% të sasisë së rekomanduar të përditshme të hekurit, shtoni mish të kuq në dietën tuaj. Për të maksimizuar përfitimin e hekurit, hani mish duke e shoqëruar me ushqime të pasura me vitaminë C, si domate, speca të kuq, luleshtrydhe, portokall, lakër të bardhë dhe brokoli.

    Zarzavatet me gjethe të errëta

    Ka dy lloje hekuri: Hekuri “Heme” që vjen nga burimet e kafshëve dhe hekuri “jo-heme” që vjen nga burimet bimore. Nëse mbështeteni te hekuri jo-heme, do t’ju duhet të rrisni sasinë e konsumuar nga produktet ushqyese që të siguroheni se po merrni mjaftueshëm hekur. Një burim i mirë me hekur është spinaqi i gatuar dhe i pagatuar. Spinaqi i gatuar do të ndihmojë trupin tuaj të absorbojë më mirë ushqyesit që ofron. Një filxhan spinaq i gatuar ka rreth 6 mg hekur, si dhe proteina, fibra, kalcium dhe vitamina A dhe E. Megjithëse spinaqi nuk është gjithmonë i preferuar për t’u konsumuar, sidomos nga fëmijët, prandaj ajo që mund të bëni është të gjeni receta të mira, si për shembull lazanja me perime.

    Arrat dhe farat

    Arrat dhe farërat janë shumë të mira për t’u konsumuar, pasi ato përmbajnë yndyrna dhe proteina të shëndetshme. Farat e kungujve dhe fistikat (stikat) janë të pasura me hekur dhe shumë të shijshme në konsumim. Në fakt, rreth 28 gramë fistika do t’ju ofrojnë 6.1% të hekurit që keni nevojë çdo ditë.

    Bishtajoret

    Soja, fasulja e kuqe dhe bishtajoret e tjera janë të gjitha të pasura me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Thjerrëzat janë një bishtajore me veti të shumta – ato janë të shijshme si një përbërës i gjellës ose si pjesë e një vakti kryesor pa mish. Një filxhan thjerrëza të gatuara përmban 7mg hekur, 16g fibra dhe 18g proteina.

    Si të përmirësohet thithja e hekurit nga ushqimi?

    Qëllimi për të ngrënë ushqim të pasur me hekur është një fillim i mirë, por mënyra si e përgatitni ushqimin dhe kombinimet që bëni mund të ndikojnë në përthithjen e hekurit.

    Ushqimet e pasura me vitaminë C (p.sh. portokall, domate, manaferra, frutat e kivi) mund t’ju ndihmojnë të absorboni më shumë hekur nga ushqimet që e përmbajnë. Ju mund t’i hani këto ushqime të pagatuara, të pini një lëng portokalli ndërkohë që i hani ose të merrni suplemente. Nga ana tjetër kafja, çaji dhe vera, zvogëlojnë absorbimin e hekurit. Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet e pasura me kalcium, siç janë qumështi, djathi dhe salmoni i konservuar, apo tabletat e kalciumit. Këto të fundit është më mirë t’i merrni ndërmjet vakteve se gjatë tyre.

    Previous ArticleShenjat që jep trupi, kur veshkat tuaja janë në rrezik
    Next Article Pse duhet te konsumoni mjalt me banane
    Të Fundit

    ‘Fillimisht e dr*gova, më pas e…’ I mori jetën djalit të saj, rrëfehet nëna se si e kreu kr*min tronditës!

    August 4, 2025

    Aksident tr*nditës! Kamioni përpIaset me ambulancën, raportohet bilanc i rëndë i personave të lënduar dhe v*ktima!

    August 4, 2025

    Moti bënë kthesën e papritur në këtë ditë të javës! Hakil Osmani jep lajmin e madh ‘Sot dhe nesër do kemi…’

    August 4, 2025
    ShowBizi

    Këto janë 5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

    August 4, 2025

    Nga dashuria te puna, horoskopi për ditën e sotme: Shëndeti kërkon kujdes…

    August 4, 2025

    U be bashke me Jozin ne videon virale, Gjesti merr vendimin e papritur per Stresin…

    August 4, 2025
    Tv Show

    E rëndë/ Kamioni përplaset me ambulancën, raportohet bilanc i rëndë i personave të lënduar, dhe v*ktima

    August 4, 2025

    “Do u vijnë paratë lumë”/ Ja 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen gjatë muajit Gusht

    August 4, 2025

    E rëndë/ Zhduket pasagjeri i tragetit! Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

    August 4, 2025
    Horoskopi

    Këto janë 5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

    August 4, 2025

    Nga dashuria te puna, horoskopi për ditën e sotme: Shëndeti kërkon kujdes…

    August 4, 2025

    Situata të vjetra do rikthehen në horizont! Këto shenja të bëjnë kujdes ‘Një h*kmarrje do ju vijë nga…’

    August 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.