Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ngjarje të fuqishme që do ju ndikojnë tmerrsishtë në jetën tuaj! Meri Shehu bënë paralajmërimin e fortë për këtë javë

    0
    By admin on March 10, 2025 Të Fundit

    Java sapo ka nisur dhe astrologia Meri Shehu e komenton në programin “Rudina” në Tv Klan si “një nga më të fortat e vitit”.

     

    Disa ngjarje astrologjike do të ndikojnë fort në jetën e shenjave ku kryeson eklipsi i “hënës së zjarrtë” në Virgjëreshë.

    Kjo paralajmëron kthesa të forta dhe mbylljen e një cikli.

    Këtë periudhë, shenjat më të ndikuara nga eklipsi do të jenë ato të ndryshueshme si: Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët e Peshqit.

    Mërkuri do të kthehet i kundërt dhe disa çështje do të na rimarrin sërish vëmendjen.

    Takimi i tij me Afërditën në Binjak rikthen çështjet ekonomike për Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët.

    Meri Shehu: Çfarë jave! Është një nga javët më të forta të vitit sepse kemi eklipsin hënor, hënën e kuqe të zjarrtë në shenjën e Virgjëreshës në datën 14.

    Ndikon te Virgjëreshat, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetarët.

    Këtu ndodhin gjëra të rëndësishme, ndryshime, zbulime, kthesa të mëdha, mbylljen e një cikli, disa marrëdhënieve të vështirësuara.

    Mërkuri kthehet i kundërt në datën 16 në shenjën e Dashit, në iniciativa, ide dhe ndryshime.

    Na bën të reflektojmë dhe të rikthehemi edhe njëherë mbrapa në disa nga iniciativat që kemi pasur.

    Sot e nesër takohet Mërkuri me Afërditën në Dash.

    Afërdita është e kundërt dhe ky takim do të sjellë ndryshimet të mëdha në çështjet ekonomike dhe personale te Dashët, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët.

    Dashi – 4 yje

    Te Dashët do të ndikojë shumë Mërkuri sepse është në shenjën e tyre në iniciativa e çështje personale. Nesër është një ditë e rëndësishme për marrëveshje, për të parë si do të harmonizohen në disa projekte që janë vonuar në anën ekonimike, çështje personale ku do të shohin situata të mëdha. Kujdes në çëështjet shëndetësore me hënën e plotë në Virgjëreshë në datën 14, një ndryshim pune ose prapaskenë në të.

    Demi – 2 yje

    Gjithë gjërat do të ndodhin në prapaskenë. Projektet e punëve, bisedave, takimeve personale nuk mund të dalin dot të hapura. Hëna e plotë në Virgjëreshë tregon që do të ndodhë një fazë e rëndësishme në jetën e tyre krijuese ose personale, diçka që duan ta bëjnë por ka edhe diçka tjetër në prapaskenë kështu që nuk janë të qartë me mendimet e tyre.

    Binjakët – 3 yje

    Janë në një pozicion më komod sepse në nesër në jetën sociale do të marrin një vlerësim, do të kenë një takim të rëndësishëm, do të rregullojnë pozicionin e tyre, Jupiteri në shenjën e tyre flirton bukur me planetët. Në çështjet familjare do të shikojnë akoma që kanë disa pengesa ose gjëra për t’u rregulluar, do të zbardhet një situatë ose disa ngjarje fatale mund të tregojnë se ku i kanë marrëdhëniet e tyre në disa raste, do të mbyllin një cikël marrëdhëniesh të vështira, delikate familjare.

    Gaforrja – 4 yje

    Janë një nga shenjat që do të marrin një përfaqësim të mirë nesër e pasnesër sepse takohet Afërdita e kudnërt me Mërkurin në Dash dhe ka të bëjë me karrierën, me takime të rëndësishme, një punë që lidhet me shtetin e ligjin dhe ka një lloj rregullimi të situatës së tyre në këtë periudhë. Hëna e plotë nuk është në favorin e tyre me disa projekte që janë të mëdha por duhen marrë parasysh në një kohë kur ata po stabilizojnë një rrugë tjetër në jetën e tyre ose kanë një avantazh tjetër në jetën personale ose punë.

    Luani – 2 yje

    Kanë një problematikë në lidhje me ekonominë ose hëna në Virgjëreshë është një stacion i vështirë që në datën 14 tregon dëmin në thellësi, si mund ta riparojnë dhe cilat kanë qenë prapaskenat ose njerëzit që kanë ndikuar më shumë.

    Virgjëresha – 5 yje

    Hëna e plotë do të jetë një zbulesë, një apokalips i bukur që do të kuptoni çfarë po ndodh, si do ta menaxhoni, por mbi të gjitha të zbulosh diçka është e mirë për të avancuar në projekte e plane. Kjo është një periudhë zbulesash dhe rregullimesh. Ana ekonomike do të marrë intensifikim nesër për mirë.

    Peshorja – 2 yje

    Ka në kundërshtim Afërditën e kundërt dhe takimin e saj me Mërkurin në Dash, Mërkurin e kundërt kështu që sa e marrin veten nga një situatë, del një tjetër situatë dhe ngatërrohen me këmbët e mendimet e veta. Duan t’i japin fund një marrëdhënieje, por s’po munden.

    Akrepi – 5 yje

    Do të merren shumë me punë, jetën e përditshme, pamjen e jashtme, do të forcojnë energjinë, do të lëvizin më shumë, do të jenë më sharmantë, do të shpenzojnë më shumë, do të investojnë dhe do të jenë në qendër të vëmendjes në punë. Një dashuri në lidhje me punën do të jetë e pashmangshme.

    Shigjetari – 4 yje

    Hëna e plotë është në shtëpinë e 10-të të karrierës, ngjarjeve të famshme e bombastike që bien në sy ose një marrëdhënieje në çift. Diçka do të bëhet, një vendim i rëndësishëm në jetën e tyre, karrierë apo çift do të merret.

    Bricjapi – 2 yje

    Kur të kthehet Mërkuri i kundërt do të fillojnë problematikat familjare, ngatërresat me të afërmit, një ndërtim, ndryshim shtëpie ose udhëtim dhe s’do të gjejnë dot komoditetin në fund të javës. Fillimi i saj do të jetë më pozitiv.

    Ujori – 3 yje

    Do të shijojnë më shumë, do të dalin më shumë, do të komunikojnë, do të jenë në qendër të vëmendjes por hëna e plotë tregon që diçka do ua tërheqë vëmendjen në përditshmëri, ndoshta një punë më e rëndësishme, do të duan të intesifikojnë energjinë e tyre dhe një çështje ekonomike që do të plotësohet.

    Peshqit – 2 yje

    Do të merren me çështjet ekonomike që do të ngatërrohet pas datës 16, nuk do të jetë siç e prisnin. Hëna e plotë është në kundërshtim me shenjën e tyre kështu që do të kenë përballje në çift e bashkëpunime të rëndësishme./tvklan.al

    Horoskopi Meri shehu
    Previous ArticleEDHE KJO I DUHEJ EGLIT… Ç’po ndodh me Instagramin e saj orët e fundit pas…
    Next Article Egli Tako do te rikthehet ne BBV4? Gazetari i njohur ben deklaraten e papritur: Do te njete njelloj si…
    Të Fundit

    Një Gusht i TRISHTE për këto shenja: Vendime të vështira dhe ndarje ciftesh! Ja cilat shenja do…

    August 1, 2025

    Aksident tronditës në vend! Dy makina përpIasen kokë më kokë, zbardhen detajet

    August 1, 2025

    Kujdes, kujdes, kujdes në këto 3 data! Yjet paralajmërojnë për muajin Gusht!

    August 1, 2025
    ShowBizi

    Pasi u ‘kap’ nga Jozi-n, vjen reagimi i Stresit

    August 1, 2025

    ”Më puthë …”, Jozi e ‘kap’ Stresin pas deklaratave të tij rreth ngjarjeve në BBVA

    August 1, 2025

    Cila shenjë do ketë bashkëjetesë apo fejesë? Horoskopi për GUSHTIN: Pas datës 15…

    August 1, 2025
    Tv Show

    ”Më puthë …”, Jozi e ‘kap’ Stresin pas deklaratave të tij rreth ngjarjeve në BBVA

    August 1, 2025

    Nëna dhe gruaja e tij i morën jetën duke e copëtuar djalin e saj: Zbulohet arsyeja

    August 1, 2025

    Krimi makabër në Itali, nëna tregon si vr*u dhe cop*toi djalin e saj bashkë me partneren e tij: Ajo që bëra është e …

    August 1, 2025
    Horoskopi

    Një Gusht i TRISHTE për këto shenja: Vendime të vështira dhe ndarje ciftesh! Ja cilat shenja do…

    August 1, 2025

    Kujdes, kujdes, kujdes në këto 3 data! Yjet paralajmërojnë për muajin Gusht!

    August 1, 2025

    Cila shenjë do ketë bashkëjetesë apo fejesë? Horoskopi për GUSHTIN: Pas datës 15…

    August 1, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.