Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    7 llojet e dhimbjes së stomakut/ Mjekët tregojnë se kur duhet të shqetësoheni për seriozisht…

    0
    By admin on February 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut.

     

    Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni?

    “Zorrët janë një pjesë e rëndësishme e trupit të njeriut dhe lidhen ndjeshëm me sëmundjet e përgjithshme dhe me shëndetin. Sidoqoftë shumë njerëz e durojnë dhimbjen, sepse mendojnë se këto janë të zakonshme”,- tha Dr Reshma Rakshit, e cila është konsulente gastroenterologe, sipas “The Sun”.

    Këtu do të gjeni të listuara disa nga dhimbjet më të zakonshme të stomakut si dhe shpjegimet përkatëse për secilën prej tyre.

    Nëse dhimbja është si një goditje e mprehtë në anën e djathtë të stomakut lart.
    Mund të keni gurë në tëmth.

    “Gurët e tëmthit janë gunga të lëndës së ngurtë që formohen në fshikëzën e tëmthit. Ato irritojnë fshikëzën e tëmthit dhe shkaktojnë dhimbje të mprehtë në pjesën e sipërme të barkut. Kjo mund të ndodhë nga përkeqësimi i dietës, e cila mund të përmbajë shumë yndyra. Njerëzit mund të ndjejnë dhimbje edhe në shpatullën e djathtë ose në rreth zonës së shpinës”-, thotë Dr Reshma.

    Nëse dhimbja lidhet me fryrje të pakëndshme.
    Kjo mund të ndodhë nga gazi i tepërt në stomak.

    “Gazi në traktin tretës vjen nga ajri i gëlltitur dhe ndodh kur hamë shumë shpejt, përtypim çamçakëz, kemi shumë ëmbëlsues artifizialë ose hamë sasi të mëdha të perimeve me gjethe jeshile ose fasule”,- tha Dr Rashima, e cila shtoi: “Gazi i tepërt është një simptomë e zakonshme, por nëse keni simptoma të tjera, të tilla si gjak në jashtëqitje, humbje peshe pa shkak, atëherë mund të shqetësoheni. Fryrja mund të lidhet me probleme serioze të tilla si tumoret, prandaj duhet të bëni një vizitë tek mjeku”.

    Nëse keni dhimbje të lehtë deri në të fortë në pjesën e sipërme të stomakut.
    Zakonisht kjo ngatërrohet me gurët në tëmth dhe anasjelltas. Kjo ndodh kur stomaku është dëmtuar dhe ju vuani nga ulçera. Kjo mund të shkaktohet nga ilaçet kundër dhimbjeve si ibubrofen ose aspirina.

    “Dhimbja mund të përhapet në shpinë dhe zakonisht ndodh para ose pas ngrënies. Nëse nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë të vjella me gjak. Ju mund të përjetoni edhe urth, humbje të oreksit dhe humbje peshe, prandaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku”,- tha Dr Rashima.

    Nëse dhimbja është e fortë dhe fillon në shpinë.
    Mund të vuani nga infeksioni i veshkave. Nëse vuani nga një ndjesi djegieje të rëndë kur shkoni në tualet, atëherë mund të keni infeksion në veshka.

    “Simpatoma të tjera të këtij infeksioni janë marrje mendsh, të vjella, dhe mungesë energjie. Ju keni nevojë për trajtim të shpejtë me antibiotikë”, – tha Dr Rashima.

    Nëse keni dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të barkut.
    Mund të jetë apendicit.

    “Kjo shkaktohet kur hyrja e apendicitit bllokohet dhe mostrajtimi mund të çojë në shpërthim të tij. Simptoma të tjera janë të vjella, ethe dhe marrje mends hose të përziera”,- thotë Dr Rashima.

    Nëse keni dhimbje barku dhe diarre.
    Edhe pse emri i zakonshëm për gastroenteritin është grip ii stomakut, problem në fakt është një infeksion i traktit tretës. Kjo shkaktohet kryesisht nga helmimi me ushqim ose nga ndonjë infeksion, sipas Dr Rashima-s.

    Simptoma të tjera që mund të hasni janë diarre, dhimbje stomaku, të vjella dhe ethe. Ju duhet të qëndroni të hidratuar dhe të merrni ilaçe kundër dhimbjeve. Gjithashtu këshillohet që të lani duart pas prdorimit të tualetit dhe pas ngrënies.

    Nëse keni dhimbje stomaku shoqëruar me fryrje.
    Mund të vuani nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS).

    Ekzistojnë tre lloje të IBS. E para shkakton dhimbje barku shoqëruar me diarre dhe fryrje, e dyta shkakton dhimbje, fryrje dhe kapsllëk, e treta shkakton një përzierje të të dyja llojeve të para.

    Simptomat e tjera përfshijnë nevojën urgjente për të shkuar në tualet pavarësisht se mund të keni pak minuta që keni kryer nevojat tuaja.

    Previous Article7 arsye për të konsumuar një lugë vaj ulliri çdo mëngjes me stomakun bosh
    Next Article Pas këtij veprimi të turpshëm ndaj Valbonës edhe Gjesti pritet të PERJASHTOHET nga BBVA? DEL VIDEO
    Të Fundit

    E rëndë në Kurbin! 30-vjeçari hidhet nga ballkoni, raportohet se…

    September 17, 2025

    E bujshme! Arrestohet këngëtari i njohur shqiptar, raportohet se…

    September 17, 2025

    Tragjike! Ngacmohej vazhdimisht në shkollë, 14-vjeçari i jep fund jetës

    September 17, 2025
    ShowBizi

    Rizarta rikthehet në ekran – ja ku do ta shohim këtë sezon

    September 16, 2025

    Rikthehet Turjan Hysko me një super risi: “Do të ndryshojë rregullat e lojës!”

    September 16, 2025

    A jeni në listë? 3 shenjat më me pak fat të JAVËS: Debate, keqkuptime dhe tensione…

    September 16, 2025
    Tv Show

    HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

    September 17, 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 shtator 2025

    September 16, 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 17 shtator 2025

    September 16, 2025
    Horoskopi

    ‘Një debat i fortë do shkaktojë të paimagjinueshmën…’ Horoskopi për sot, KUJDES nga kjo shenjë!

    September 17, 2025

    Ndryshime të mëdha dhe probleme të rënda! Yjet ju paralajmërojnë për ditën e nesërme

    September 16, 2025

    Dashuri, para dhe energji të mira! Këto 3 shenja do i mbulojë lumturia këtë javë!

    September 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.